Gafa e Trumpit: Thotë se u vranë 138 milionë në Shri Lanka

  • 21 prill 2019 - 14:12
Gafa e Trumpit: Thotë se u vranë 138 milionë në Shri Lanka

Presidenti amerikan rriti numrin e viktimave me një faktor prej një milion pas shpërthimeve në hotele dhe kisha, duke përfshirë edhe Colombo

Raportet e fundit në kohën e drekës tregojnë se 189 njerëz u vranë në një varg bombash mbi kishat dhe hotelet në të dielën e Pashkëve.

Por Presidenti amerikan pohoi se numri i të vdekurve ishte “të paktën 138 milion”, që është sa gjashtë herë më shumë se popullata e të gjithë vendit.

Shifra është një milion herë më e lartë se numri i të vdekurve.

Ai shkroi: “Ngushëllime të përzemërta nga njerëzit e Shteteve të Bashkuara për popullin e Sri Lanka për sulmet e tmerrshme terroriste në kisha dhe hotele që kanë vrarë të paktën 138 milionë njerëz dhe plagosur rëndë 600 më shumë.”

“Ne jemi të gatshëm për të ndihmuar!”

Trump më vonë fshiu postimin. Më shumë se gjysmë ore pas gafës së tij origjinale, Presidenti e korrigjoi atë.

Ai ka shkruar në Tëitter: “138 njerëz janë vrarë në Sri Lanka, me më shumë se 600 të plagosur rëndë, në një sulm terrorist ndaj kishave dhe hoteleve . 

(Kosova Sot)