Vrasje në tentativë e vjedhje në Vushtrri, policia jep detaje

  • 21 April 2019 - 14:41
Vrasje në tentativë e vjedhje në Vushtrri, policia jep detaje

Arrestohen dy persona të dyshuar pasi së bashku më një të dyshuar që gjendet në arrati kanë tentuar të kryejnë vjedhje në një lokal.

Njëri prej të dyshuarve i kishte drejtuar armën e zjarrit zyrtarit policor me të njejtën armë kishte shtënë drejt një punëtori të sigurimit fizik. 

Në vendin e ngjarjes njësitet policore dhe IPK-së kanë konfiskuar një pistoletë dhe katër gëzhoja të armës të përdorura nga i dyshuari.

Dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje ndërsa rasti është duke u hetuar.