Ja si stërviten komandot shqiptare për rastet kur mund të mbesin pa armatim

  • 21 April 2019 - 15:43
Ja si stërviten komandot shqiptare për rastet kur mund të mbesin pa armatim

Komandot e Forcave të Armatosura Shqiptare bëjnë stërvitje fizike të rregullta.

Ata i parashohin edhe situatat kur mund të mbesin pa armatim në ndonjë betejë.

Në aso rrerthanash, e vetmja mënyrë për t’u përballur me forcat armike është dyluftimi fizik.

Kështu thotë edhe vet ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Olta Xhaçka.

“Edhe pse janë Forca të Armatosura, trupat tanë stërviten për çdo situatë, edhe kur mund të mbesin pa armatimin personal në fushëbetejë apo në operacione”, ka thënë ajo, duke e postuar edhe një video ku shihen ushtarët shqiptarë duke u stërvitur.

Specialisti i stërvitjeve, rreshter Arjan Rizaj thotë se luftimi trup me trup ndikon në zhvillimin e anës psikologjike të komandove.

“Trupat komando e kanë si mision që kenë një psikologji të lartë ndërvepruese dhe të jenë luftarak në të gjitha aspektet”, deklaron Rizaj.

Ditë më parë, ministrja Xhaçka ka arritur marrëveshje me SHBA-të për pajisjen e Forcave të Armatosura me helikopterë “Black Hawk”.

Shqipëria është anëtare e NATO-s

(Kosova Sot)