U tha se shqiptarët i vodhën shtëpinë, flet këngëtari i njohur grek: Isha në Milano kur ndodhi, më morën gjëra që…

  • 21 April 2019 - 16:00
U tha se shqiptarët i vodhën shtëpinë, flet këngëtari i njohur grek: Isha në Milano kur ndodhi, më morën gjëra që…

Mediat greke, disa muaj më parë shkruan se shtëpia e këngëtarit të njohur grek, Lefteris Pantazis kishte rënë pre e grabitjes, ndërsa sa i përket autorëve, u tha se ishin shqiptarë.

Mbrëmjen e sotme, i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan, Pantazis foli lidhur me grabitjen, ku rrëfeu se nuk kishte dijeni nëse autorët kishin qenë shqiptarë apo jo.

Image

“Unë isha në Milano kur ndodhi ngjarja. Më vodhën disa gjëra që i kisha fituar prej vitesh, por nuk e di nëse hajdutët ishin shqiptarë apo jo. Më thanë që janë gjetur hajdutët dhe duhet t’i shikoj kush janë dhe nëse janë gjërat e mia ato që janë vjedhur”,

(Kosova Sot)