Tre burrat e kthyer nga Siria në Kosovë dyshohen për këto vepra, jep detaje Gjykata

  • 21 April 2019 - 16:03
Tre burrat e kthyer nga Siria në Kosovë dyshohen për këto vepra, jep detaje Gjykata

Gjykata Themelore Në Prishtinë sot ka caktuar masën e paraburgimit ndaj A.M për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë apo policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose para policore në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës nga neni 3 par.3 të Ligjit për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit, ndërsa ndaj të pandehurve A.K dhe V.Q  për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist nga neni 143 par. 2 të KPRK-së.

“Të pandehurve A.M, A.K dhe V.Q iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj për secilin veç e veç.

Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit ndaj tre të pandehurve bazuar në nenin 187 par.1 nënpar.1.1 dhe 1.2 pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin dërguar mediave

“Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës”, përfundon njoftimi.

Media ka raportuar dje ekskluzivisht se katër personat konsideroheshin nga organet e drejtësisë si persona me rrezikshmëri të lartë. Emrat e tyre janë Agon Misini, Arijan Kryeziu (Krujezi), Rexhë Tafaj dhe Visar Qukovci.

(Kosova Sot)