Akuza kundër Kadri Veselit, po shet moral politik kundër krimit dhe korrupsionit

  • 21 April 2019 - 20:01
Akuza kundër Kadri Veselit, po shet moral politik kundër krimit dhe korrupsionit

Në numrin e nesër të së përditshmes kosovare numër një, “Kosova Sot”, do të lexoni shkrimin se si kanë filluar t’i shesin popullit moral të së drejtës dhe moral politik e kundër krimit dhe korrupsionit, njerëzit kryesor përgjegjës që me krimin e korrupsionin e tyre 20 vjeçar po e shkatërrojnë për më shumë se dy dekada këtë vend të nëpërkëmbur nga ata e soji i tyre!?

Si po e bënë këtë lojë Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili ka deklaruar se njerëzit e pangopur duhet të ndalen, duhet të denoncohen dhe të dërgohen në burg, derisa njerëzit që kanë ide, kreativitet dhe dashuri për vendin duhet të përkrahen? A na bënë të kuptojmë kjo deklaratë e Veselit se tani të gjithë të inkriminuarit në krim të organizuar duhet të “amnistohen” për kreativitetin e tyre korruptiv e kriminal, por duhet të ndiqen ata që nuk arritën ta bëjnë këtë , sepse nuk ishin “peshkaqen” të zotët për t’u bërë bashkë me ta , e për të grabitur, dhe tani mund të jenë të ndjekur nga këta që kanë bërë dhjetëra miliona e qindra miliona pasuri e janë rehatuar duke krijuar dhe zgjeruar bizneset e tyre kriminale edhe në parajsa fiskale jashtë e larg vendit !?

Këto e shumë të tjera, i gjeni në numrin e nesërm të së përditshmes kosovare numër një, “Kosova Sot”.