Pacolli vazhdon me skandale, i akuzuari për krime kundër njerëzimit vizitë sekrete në Kosovë

  • 21 April 2019 - 20:02
Pacolli vazhdon me skandale, i akuzuari për krime kundër njerëzimit vizitë sekrete në Kosovë

Në numrin e nesërm të gazetës numër një në Kosovë, “Kosova Sot”, do të lexoni shkrimin se si po vazhdon Behgjet Pacolli me skandale, duke e sjell në Kosovë me aeroplan privat të akuzuarin për krime kundër njerëzimit? Si e solli në Aeroportin e Prishtinës, aeroplani privat i zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli, zëvendëspresidentin e shtetit të Kenisë, William Ruto?! Pse për këtë pritje, Ministria e Punëve të Jashtme, nuk ka bërë asnjë njoftim, derisa për Gardën Ceremoniale, nga ministria e FSK-së kanë konfirmuar se ka pasur një kërkesë nga protokolli i shtetit që ata të jenë prezentë aty?

Çfarë marrëveshje sekrete ka bërë Pacolli me të akuzuarin për krime kundër njerëzimit, duke e sjellë me Aeroplan të tij privat dhe duke e mbajtur vizitën sekrete!? A po e luan ministri i jashtëm Pacolli, rolin e kontrabanduesit e trafikantit, duke sjellë në Kosovë me aeroplanin e tij privat të akuzuar për krime kundër njerëzimit, por edhe për mashtrime të cilat atë e mbajnë të dyshuar në qëllimet e veprimet e tij!?

Këto e shumë materiale tjera, i gjeni nesër në të përditshmen kosovare numër një, “Kosova Sot”.