Krimi dhe korrupsioni, e vetmja shpresë mbetet VETTING-u

  • 21 April 2019 - 20:05
Krimi dhe korrupsioni, e vetmja shpresë mbetet VETTING-u

Në numrin e nesërm të gazetën “Kosova Sot”, do të lexoni shkrimin se pse drejtësia kosovare pavarësisht reagimeve të shumta nuk është duke ndërmarrë asgjë për të treguar së paku një seriozitet në raport me luftimin e krimit dhe korrupsionit? Pse, ndonëse, e vetmja zgjidhje ka mbetur VETTING-U dhe vetëm pas VETTING-ut, i cili urgjentisht duhet bërë në Kosovë në sistemin e drejtësisë, do të ndryshonte tërësisht struktura e gjyqtarëve dhe prokurorëve të kriminalizuar, pasiqë shumica e tyre janë të deleguar të politikës dhe mafio-oligarkisë, që përbëjnë nëntokën kriminale në vend?

Pse vetëm pas një VETTING-u nën mbikëqyrjen amerikane dhe të BE-së, do të mund të ndryshonte edhe përbërja e KGJK-së dhe KPK-së, të dyja të inkriminuara, e jo të kemi gjyqtarë e prokurorë të inkriminuar dhe që kanë përfituar miliona euro, të deklaruara rrejshëm gjoja si trashëgimi, e në realitet janë fryt i pazareve të vendimeve gjyqësore të trafikuara !?

Lexojeni të përditshmen kosovare numër një në Kosovë, “Kosova Sot”.