Grabitja në Rinas, arrestohen katër persona. “Hetimi Tatimor” i fundosi

  • 21 April 2019 - 20:43
Grabitja në Rinas, arrestohen katër persona. “Hetimi Tatimor” i fundosi

Policia ka arrestuar katër persona të cilët dyshohet se kanë lidhje me grabitjen e ndodhur më 9 prill në aeroportin e Rinasit.

Nga informacionet e para mësohet se katër të arrestuarit janë nga Elbasani.

Ndërkohë dy prej tyre janë arrestuar që mbrëmjen e djeshme pasi dyshohet se kanë qenë ata të cilët kanë modifikuar furgonin që u përdor për vjedhjen e parave, në të cilin ishte mbishkrimi “Hetim Tatimor”.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar, ndërsa pritet që polici të japë detajet lidhur me arrestimet e katër personave.

 

(Kosova Sot)