Takohen Haradinaj dhe Meta, thonë se diskutuan tema kombëtare

  • 21 April 2019 - 22:27
Takohen Haradinaj dhe Meta, thonë se diskutuan tema kombëtare

Kryeministri Ramush Haradinaj është takuar sonte me presidentin e Shqipërisë Ilir Meta.

Në takimin që thuhet se ishte miqësor, raportohet të jenë diskutuar temat e interesit kombëtar.

“Takim miqësor me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta. Është gjithmonë kënaqësi të diskutojmë bashkë për temat e rëndësishme të interesit kombëtar. RH”, shkruan Haradinaj në Facebook.

 

(Kosova Sot)