Kancelarja e “hekurt” ia ndal turrin Hashim Thaçit për korrigjim kufijsh

  • 22 April 2019 - 07:37
Kancelarja e “hekurt” ia ndal turrin Hashim Thaçit për korrigjim kufijsh

Guraziu: Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj po ia bëjnë argatin Hashim Thaçit

“ Siç e vërteton edhe gazeta gjermane ‘Tagesspiegel’, Angela Merkel është kundërshtarja më e fortë e idesë për shkëmbim të territoreve, e cila po shtyhet përpara jo vetëm nga dyshja Thaçi e Vuçiq, por edhe nga bixhozçiu Edi Rama.

Gazeta gjermane në fjalë vë në pah se pjesë e kësaj ideje të çmendur është edhe Edi Rama, i cili thuhet se është ftuar në këtë takim në Berlin bashkë me Vuçiqin dhe Thaçin, ku edhe, sipas gazetës austriake "Der Standard", e cila i kushtoi një artikull takimit të 29 prillit në Berlin, ideja e shfaqur në opinion qysh në mesin e vitit të kaluar, për korrigjimin e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do të varroset përgjithmonë në kryeqytetin e Gjermanisë, në Berlin.

Realisht po dëshmohet në vepër se Gjermania me kancelaren Angela Merkel është ajo që po i mbron kufijtë e Kosovës, pasi që pushtetarët kosovarë në krye me Hashim Thaçin tanimë veç e kanë bërë pazar territorin e veriut të Kosovës për ta amnistuar kuislingun Thaçi nga Specialja”, thotë për gazetën “Kosova Sot” analisti Gani Qarri

Gazeta gjermane ‘Tagesspiegel’ ka raportuar se Angela Merkel, më 29 prill, në Berlin dëshiron që të parandalojë idenë e Hashim Thaçit dhe Aleksandar Vuçiqit për shkëmbim të territoreve dhe korrigjim të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. ‘Tagesspiel’ ndër të tjera thotë se mbështetëse e kësaj ideje për shkëmbim të territoreve është edhe ndërmjetësuesja e dialogut Prishtinë-Beograd, Federica Mogherini, të cilën Merkel nuk e ka njoftuar fare që po e organizon një takim të tillë në Berlin, por vetëm e ka ftuar si spektatore formale.

Siç po e vërteton edhe gazeta gjermane ‘Tagesspiegel’ , ideja për shkëmbim të territoreve është ide që po shtyhet përpara nga dyshja Thaçi e Vuçiq, ndërsa Angela Merkel është kundërshtarja më e fortë. Gazeta gjermane ka shkruar se pjesë e kësaj ideje është edhe Edi Rama, i cili thuhet se është ftuar në këtë takim në Berlin, bashkë me Vuçiqin dhe Thaçin. Sipas analistëve të çështjeve politike dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, qëllimi i kësaj konference në Gjermani, e të cilën Hashim Thaçi në intervistën e tij të fundit te Baton Haxhiu u përpoq ta nënvlerësojë, është që Merkel dëshiron që të tregojë fuqinë dhe ndikimin e saj në Ballkanin Perëndimor. Edhe gazeta austriake “Der Standard”, e cila ia kushtoi një artikull takimit të 29 prillit në Berlin, theksoi se ideja për korrigjimin e kufijve, e përmendur në opinion që nga mesi i vitit të kaluar, mes Kosovës dhe Serbisë, do të varroset në kryeqytetin gjerman. Ajo kishte bërë kritika të ashpra në drejtim të Mogherinit, si përkrahëse e idesë për korrigjim të kufijve, por edhe e deputeti i Bundestagut gjerman, Johan Uadephul, i partisë së kancelares Merkel. Analistët thonë se realisht Gjermania me kancelaren Merkel është ajo që po i mbron kufijtë e Kosovës, pasi që pushtetarët kosovarë në krye me Hashim Thaçin tanimë veç e kanë bërë pazar territorin e veriut të Kosovës për ta amnistuar Thaçin nga Specialja, ndërkaq Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj vetëm po ia bëjnë servisin (argatin) Hashim Thaçit.

Image
Ragip Guraziu

Guraziu: Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj vetëm po ia bëjnë argatin Hashim Thaçit!

Analisti Ragip Guraziu theksoi për gazetën “Kosova Sot” se Gjermania me kancelaren Merkel mbron kufijtë e Kosovës, pasi që pushtetarët kosovarë, në krye me Hashim Thaçin, tanimë veç e kanë bërë pazar territorin e veriut të Kosovës. “Edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, i ftuar nga Merkel në Berlin, po punon vetëm për ta amnistuar Thaçin nga Specialja, si dhe Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj vetëm po ia bëjnë servisin (argatin) Hashim Thaçit! Federica Mogherini është një armike e shqiptarëve, spiune e Serbisë në dëm të Kosovës.

Siç raportoi edhe gazeta gjermane ‘Tagesspiegel’, Angela Merkel më 29 prill në Berlin dëshiron që të parandalojë idenë e Hashim Thaçit dhe Aleksandar Vuçiqit për shkëmbim të territoreve dhe korrigjim të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, është shprehur Guraziu. Sipas tij, Tani po e vërteton edhe gazeta gjermane ‘Tagesspiegel’ se ideja për shkëmbim të territoreve është ide që po shtyhet përpara nga dyshja Thaçi-Vuçiq, ndërsa Angela Merkel është kundërshtarja më e fortë.”Edhe qëllimi i kësaj konference në Gjermani, të cilën Hashim Thaçi në intervistën e tij të fundit, te Baton Haxhiu, u përpoq ta nënvlerësojë, është që Merkel dëshiron që të tregojë fuqinë dhe ndikimin e saj në Ballkanin Perëndimor”, është shprehur Guraziu.

Image
Muhamet Kelmendi

 Kelmendi: Në Berlin nuk duhet lejuar as Asociacionin me kompetenca ekzekutive

Profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi, është shprehur për gazetën “Kosova Sot” se çështja e ruajtjes se shtetit të Kosovës brenda kufijve të vetë aktualë ka hapur shumë dilema dhe ka krijuar edhe këto vlime në skenën e brendshme dhe të jashtme politike.

Sipas tij, plani për korrigjim të kufijve buron nga grupi politik ruso-francezo-serb e amerikan.“Këta të përkrahur nga politikanët e vendit si Thaçi dhe Rama kanë dalë në anën e korrigjimit. Po kështu ka forca politike dhe shtete që janë kundër korrigjimit të kufirit Kosovë-Serbi. Këtu bëjnë pjesë Gjermania, Anglia dhe Qeveria e Kosovës. Natyrisht se pa e njohur Kosovën shtet nuk duhet fare të bisedohet për korrigjim, sepse ndikon në shkatërrimin e tërësisë territoriale dhe të shtetit. Në ‘Standard’ dhe në ‘Tagesspiegel’ midis tjerave thuhet: "Në Berlin do të marrë fund ndarja e Kosovës". Sipas Kelmendit, nuk theksohet kërkesa gjermane për Asociacionin serb me kompetenca ekzekutive.

“Asociacioni me kompetenca politike ekonomike, ekzekutive etj., është mënyrë shumë më e dëmshme se ndonjë formë tjetër, në të cilën Ujmani, ‘Trepça’ dhe Mitrovica mbesin nën sovranitet të Kosovës. Një Kosovë me Asociacion me kompetenca të tilla dhe një Kosovë pa Ujman, Mitrovicë dhe ‘Trepçë’ nuk është Kosovë. Ajo është deformim dhe shkatërrim edhe i kësaj pjese të vogël të mbetur të Kosovës. Në Berlin nuk duhet lejuar as Asociacionin me kompetenca ekzekutive e juridiko-politike dhe as ndarjen e Kosovës”, është shprehur profesor Kelmendi për gazetën “Kosova Sot”. MPJ-ja nuk ka kthyer përgjigje lidhur me çështjen e parashtruar.

Image
Reshat Badallaj

Badallaj: Duhen ndalur argatët e Thaçit, Limajn e Shpend Jahtin

“Zonja e hekurt dhe më e fuqishme e botës, Angela Merkel, ndalon fatmirësisht tradhtinë e tradhtarëve për copëtimin e Kosovës dhe planifikimin e gjakderdhjes nga këta shpirtzinj. Këtë djallëzi fatzezë për Kosovën e kanë gatuar ky soj tradhtarësh për interesa të tyre personale dhe përfitime materiale. Kësaj loje në valle i ka hyrë me kohë edhe kjo italianja Frederika Mogerini, pra këtu është hilja për shkatërrimin e Kosovës.

Më duhet të them se moti e kam theksuar se ky grup kuislingësh dhe tradhtarësh do të dështojnë turpshëm. Mogherini është dashur të dijë se pa shtetin më të fuqishëm të botës, Gjermaninë, nuk mund të bëjnë asgjë dhe ajo është hiç gjë për këtë zonjë të hekurt dhe mu për këtë nuk e bëri fare hesap. Gjermania e hetoi këtë tradhti dhe u doli në ballë dhe i kapi për veshi, duke u thënë se nuk mund të shkohet më tej për hedhjen benzinës në zjarr. Nuk duhet harruar se në këtë lojë të pistë janë të përzier edhe Edvin kanabisi dhe këlyshi i UDB-së serbe, langoi i Jovica Stanishiqit, Baton Haxhiu, për të cilin paguhet për argatin që ia bënë Serbisë fashiste. Kjo ide tradhtare me kundërshtimin e Gjermanisë do të thotë vetëm që humbasin kohë këta kuislingë për të shpëtuar bishtin nga Gjykata Speciale.

Pra, me këtë pazar të pistë këta langonj e tradhtarë të vendit nuk mund të ecin edhe një milimetër më tej. Në këtë drejtim duhet ndalur edhe argatët e Hashim zezës, kryehajnat e peshave të rënda si Fatmir Limaj, këlyshi i Devollëve, tradhtari i ‘Vetëvendosjes’, Shpend Ahmeti, që populli me shumë të drejtë po e quan Shpend Hajni dhe Shpend Jahti”, u shpreh për “Kosova Sot” analisti Reshat Badallaj.

Image
Faton Mehmeti

Mehmeti: Merkel do t’ua bëjë të qartë si Hashimit, ashtu edhe Vuçiqit dhe Rusisë, se s’do të ketë këmbim të territorit

“Faktikisht është Gjermania ajo që po e mbron Kosovën dhe e vetmja që ka mbrojtur interesin e Kosovës. Me ardhjen e Trump-it, politika amerikane ndaj Ballkanit ka ndryshuar dhe rrjedhimisht edhe Kosova nuk është me prioritet siç ka qenë. Në këtë hapësirë e ka shfrytëzuar Rusia dhe Serbia, të cilët në mandatin e Trump-it duan të përfitojnë duke ndarë Kosovën.

Fatkeqësisht edhe disa politikanë të Kosovës, për interesa të tyre, kanë përkrahur një gjë të tillë, por fatmirësisht Gjermania nuk e ka përkrahur një gjë të tillë. Kosova vazhdon të jetë ende temë diskutimi dhe me gjasë kështu do të mbetet deri më 29 prill, kur në Berlin zonja Merkel do t’u bëjë të qartë si Hashimit, ashtu edhe Vuçiqit dhe Rusisë, se s’do të ketë këmbim të territorit. Fatkeqësisht, Thaçin po e përkrahin edhe Limaj dhe disa njerëz që kanë interes personal, duke dëmtuar kështu vendin. Tanimë ka dalë në sipërfaqe se kush i mbron interesat e Kosovës”, është shprehur analisti Faton Mehmeti për gazetën “Kosova Sot”.

Image
Gani Qarri

Qarri: Thaçi bën pazar me territorin e veriut të Kosovës për ta amnistuar Specialja
“Pasi që kancelarja shumë e respektuar gjermane, zonja Angela Merkel, kohë më parë ka biseduar personalisht edhe me presidentin amerikan, Donald Tramp, për mosndryshimin e kufijve të Kosovës, siç duket porosinë e zonjës Merkel deri diku e ka kuptuar edhe vetë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, por jo edhe presidenti kuisling, Hashim Thaçi, i cili me mbështetjen e Frederica Mogherinit, me këmbëngulje, vazhdon të insistojë edhe më tej për ndarjen e Kosovës dhe faljen e veriut të vendit tonë Serbisë.

Ndaj, përderisa Gjermania dhe Britania e Madhe nuk duan të ketë ndryshim të kufijve në Ballkan dhe kërkojnë nga Serbia që ta pranojë pavarësinë e Kosovës në kufijtë aktualë, siç raporton edhe gazeta gjermane ‘Tagesspiegel’, për të parandaluar çmenduritë e Thaçit, në të cilat ai ende insiston, Angela Merkel ka organizuar një takim me 29 prill në Berlin, ku dëshiron ta varrosë përgjithmonë idenë e dyshes sarkastike, Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq, për shkëmbim të territoreve dhe korrigjim të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë!‘Tagesspiel’ po ashtu thekson se mbështetëse e idesë për shkëmbim të territoreve është edhe ndërmjetësuesja e dialogut Prishtinë-Beograd, ruso-filja Federica Mogherini, të cilën zonja Merkel nuk e ka njoftuar fare mbi organizimin e një takimi të tillë në Berlin dhe e ka ftuar atë vetëm si spektatore formale. Ndaj, siç vërteton edhe gazeta gjermane ‘Tagesspiegel’, Angela Merkel është kundërshtarja më e fortë e idesë për shkëmbim të territoreve, e cila po shtyhet përpara jo vetëm nga dyshja Thaçi e Vuçiq, por edhe nga bixhozçiu Edi Rama.

Gazeta gjermane në fjalë vë në pah se pjesë e kësaj ideje të çmendur është edhe Edi Rama, i cili thuhet se është ftuar në këtë takim në Berlin bashkë me Vuçiqin dhe Thaçin, ku edhe sipas gazetës austriake "Der Standard", e cila i kushtoi një artikull takimit të 29 prillit në Berlin, ideja e shfaqur në opinion qysh në mesin e vitit të kaluar, për korrigjimin e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do të varroset përgjithmonë në kryeqytetin e Gjermanisë, në Berlin. Kështu që, përveç kritikave të ashpra në drejtim të Mogherinit si përkrahëse e idesë për korrigjim të kufijve edhe nga deputeti i Bundestagut gjerman, Johan Uadephul, realisht po dëshmohet në vepër se Gjermania me kancelaren Angela Merkel është ajo që po i mbron kufijtë e Kosovës, pasi që pushtetarët kosovarë në krye me Hashim Thaçin tanimë veç e kanë bërë pazar territorin e veriut të Kosovës për ta amnistuar kuislingun Thaçi nga Specialja”, theksoi analisti Gani Qarri për gazetën “Kosova Sot”.

(Kosova Sot)