Skandali i radhës, Pacolli me aeroplan privat sjell të akuzuar për krime!

  • 22 April 2019 - 08:04
Skandali i radhës, Pacolli me aeroplan privat sjell të akuzuar për krime!

Hertica: Krimineli i Kenisë, Ruto, akuzohet për tri akuza për krime kundër njerëzimit, një nga secilën prej vrasjeve, transferim të dhunshëm të popullsisë dhe përndjekje

” Kush e kupton Begjet Pacollin dhe rrethin e tij?! Sigurisht që këta kryejnë punë sekrete, larg syve të opinionit publik, ndoshta për përfitime personale, meqë ky dhe estrada e tij e mendojnë se shteti i Kosovës është pronë private e tyre. Mund të lëvizin, të tregtojnë lirisht me mallra e njerëz.

Nuk mund ta dish se a veprohet diç për të ardhmen e mirë për këtë vend, apo është vend i eksportit dhe importit të njerëzve ilegjitimë. Ndoshta, Pacolli ka marrë ndonjë rol të një profesioni tjetër në emër të shtetit. Ndoshta, Kosova është shndërruar në një oazë koncentrimi të kriminelëve - miq!”, thotë për “Kosova Sot” analisti Shefik Shkodra

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli me aeroplanin e tij privat e ka sjellë në Kosovë zëvendëspresidentin e shtetit të Kenisë, William Ruto, i cili në vendin e tij njihet për shumë afera korruptive dhe krime kundër njerëzimit.

E, analistët politikë këtë e quajnë një skandal të radhës nga Behgjet Pacolli, i cili, sipas tyre, po e luan rolin e kontrabanduesit e trafikantit, duke sjellë në Kosovë me aeroplanin e tij privat të akuzuar për krime kundër njerëzimit, por edhe për mashtrime të cilat atë e mbajnë të dyshuar në qëllimet e veprimet e tij. Ata pyesin se çfarë marrëveshje sekrete ka bërë Pacolli me të akuzuarin për krime kundër njerëzimit, duke e sjellë me aeroplan të tij privat dhe duke e mbajtur vizitën sekrete, pasi për këtë pritje, Ministria e Punëve të Jashtme nuk ka bërë asnjë njoftim, derisa për Gardën Ceremoniale, nga Ministria e FSK-së kanë konfirmuar se ka pasur një kërkesë nga protokolli i shtetit që ata të jenë prezentë aty. Analistët thotë se Behgjet Pacolli duhet urgjentisht të largohet ose të shkarkohet nga posti i ministrit të Jashtëm. Edhe përkundër pyetjeve dërguar MPJ-së, askush nuk ka kthyer përgjigje.

Image
Shefik Shkodra

Kosova, oazë e kriminelëve

Analisti politik Shefik Shkodra, për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se Kosova është shndërruar në një oazë të kriminelëve.

“Kush e kupton Begjet Pacollin dhe rrethin e tij?! Sigurisht që këta kryejnë punë sekrete, larg syve të opinionit publik, ndoshta për përfitime personale, meqë ky dhe estrada e tij e mendojnë se shteti i Kosovës është pronë private e tyre.

Mund të lëvizin, të tregtojnë lirisht me mallra e njerëz. Nuk mund ta dish se a veprohet diç për të ardhmen e mirë për këtë vend, apo është vend i eksportit dhe importit të njerëzve ilegjitimë. Ndoshta, Pacolli ka marrë ndonjë rol të një profesioni tjetër në emër të shtetit. Ndoshta, Kosova është shndërruar në një oazë koncentrimi të kriminelëve - miq! Ndoshta, Pacolli e ka këtë të drejtë e qytetarët e vendit nuk po e ditkan. Si në filmat e aksionit. Tash konkretisht dhe me regji e veprim praktik. Dhe ky, ndoshta, në mesin e të tjerëve e ka marrë detyrën e ndonjë producenti. Apo, ndoshta, po e luan rolin e një shpëtimtari për ata që rrezikohen nga vendi dhe qytetarët e vet si persona non grata. Ndoshta i duhet për ndonjë ditë të 'zorit'”, ka deklaruar Shkodra për “Kosova Sot”.

“Sidoqoftë, ministri i PJ dhe çdo lëvizje e personave zyrtarë duhet të përcillet dhe të regjistrohet nga mediet. Na nuk e konsiderojmë Kosovën shtet kaçak, as të sekreteve e të Ali Babave, kur bëhet fjalë për veprimet zyrtare publike. As s'ka të bëjë me një vend ekskluziv humanitar për shpëtimin e çfarëdo krimineli. Nuk ma merr mendja se këtij ministri apo ndonjë shërbimi tjetër i shkruan në Kushtetutë se, mund të bëjë një tregti me tipat të dënuar apo me potencë për dënim.

Që të bëjë një transport të një 'kolegu' prej Kenisë, pavarësisht se ky ministër ka avion privat, sigurisht që detyra e MJ-së nuk mund të konsiderohet si ardhje e shkuarje as si transporti i rëndomtë i qytetarëve”, ka thënë Shkodra.

Image
Blerim Burjani

Kërkohet sqarim nga Pacolli

Kurse, analisti tjetër, Blerim Burjani ka deklaruar se institucionet e Kosovës duhet të japin sqarime lidhur me këtë vizitë.

“Kjo duket mjaft e çuditshme dhe e paparashikueshme, me qëllime në prapavijë. Pacolli duhet ta ketë një shpjegim për këtë sjellje dhe motivacion, për këtë duhet të kenë sqarim edhe institucionet e rendit, ligjit dhe institucionet e tjera të shtetit të Kosovës.

Vizita e cilësuar si private duhet të sqarohet, Kosova po bëhet shtet interesant ku mund të vijë kush të dojë dhe mund të shkojë, vend i cili nuk ka funksionim normal të demokracisë, me fjalë të tjera ku të zgjedhurit e popullit nuk punojnë për popull. Institucionet e Kosovës duhet të japin sqarime se çfarë bëhet nga kjo vizitë private dhe ka tejkaluar Behgjeti kompetencat e veta”, është shprehur Burjani për “Kosova Sot”.

 

Image
Ali Hertica

Skandalet e njëpasnjëshme të Behgjet Pacollit

Ndërsa, analisti Ali Hertica, për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se Behgjet Pacolli duhet të japë llogari për skandalet e njëpasnjëshme që nga ardhja e tij në krye të Ministrisë së Jashtme.

“Që nga ardhja në krye të Ministrisë së Jashtme të Behgjet Pacollit, politika jonë e jashtme është dëmtuar keq. Është për keqardhje mënyra se si përfaqësohet vendi ynë, si përcillen qëndrimet zyrtare shtetërore dhe si komunikohet me aktorë shtetërorë të vendeve të tjera.

Dështimet e Pacollit po i dëmtojnë interesat nacionale. Një seancë parlamentare së shpejti duhet që kryediplomati kosovar të raportojë para kuvendarëve, për të dhënë llogari për skandalet e njëpasnjëshme që dështoi si shkak i një takimi me kriminelin e Kenisë, William Ruto, i cili me aeroplanin e tij privat barti një kriminel, i cili akuzohet për planifikimin dhe organizimin e krimeve kundër mbështetësve të Partisë së Unitetit Kombëtar të Presidentit Kibaki dhe të kërkohet portofol shteti për një kriminel siç është Ruto, kjo nuk duhet fare nga shteti i Republikës së Kosovës të lejohet “.

“Krimineli i Kenisë, Ruto akuzohet për tri akuza për krime kundër njerëzimit, një nga secilën prej vrasjeve, transferim të dhunshëm të popullsisë dhe përndjekje. Më 23 janar 2012, ICC konfirmoi akuzat kundër Ruto dhe Joshua Sang, në një rast që përfshin Uhuru Kenyatta, Francis Muthaura, Henry Kosgey dhe gjeneralmajor Mohammed Hussein Al. Vizita protokollare dhe ato bilaterale, assesi Kosova dhe politikëbërësit nuk duhet të kenë kontakte dhe të sjellin në Kosovë të tillët dhe të mbajnë sekrete bisedimet, sepse kjo jep një reflektim rajonal dhe më gjerë se Kosova po bashkëpunon me kriminelë, të cilit organizojnë krime ordinere dhe për këtë, Pacolli duhet të largohet nga pozita e tij si ministër i Jashtëm.

E gjithë kjo strategji e cekët politike jap të dyshosh plotësisht tek politikëbërja e Republikës nga matrapazët politikë dhe debilët që nuk e dinë nocionin shtet dhe lider. Dhe e gjithë kjo reflekton se Kosovë thuajse është strehë e kriminelëve dhe shteti nuk di se kush hyn dhe kush del, por thuajse e gjithë kjo është në bashkëpunim me njerëzit e Kosovës, qeni i keq, ujku në torishtë”.

Kosova është shndërruar në një oazë koncentrimi të kriminelëve - miq

“Kush e kupton Begjet Pacollin dhe rrethin e tij?! Sigurisht që këta kryejnë punë sekrete, larg syve të opinionit publik, ndoshta për përfitime personale, meqë ky dhe estrada e tij e mendojnë se shteti i Kosovës është pronë private e tyre. Mund të lëvizin, të tregtojnë lirisht me mallra e njerëz.

Nuk mund ta dish se a veprohet diç për të ardhmen e mirë për këtë vend, apo është vend i eksportit dhe importit të njerëzve ilegjitimë. Ndoshta, Pacolli ka marrë ndonjë rol të një profesioni tjetër në emër të shtetit. Ndoshta, Kosova është shndërruar në një oazë koncentrimi të kriminelëve - miq! Ndoshta, Pacolli e ka këtë të drejtë e qytetarët e vendit nuk po e ditkan. Si në filmat e aksionit. Tash konkretisht dhe me regji e veprim praktik.

Dhe ky, ndoshta, në mesin e të tjerëve e ka marrë detyrën e ndonjë producenti. Apo, ndoshta, po e luan rolin e një shpëtimtari për ata që rrezikohen nga vendi dhe qytetarët e vet si persona non grata. Ndoshta i duhet për ndonjë ditë të 'zorit'”, ka deklaruar Shefik Shkodra për “Kosova Sot”.

(Kosova Sot)