Parashikimi i motit për këtë javë

  • 22 April 2019 - 09:21
Parashikimi i motit për këtë javë

Në Kosovë do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira, diell dhe reshje shiu.

“Reshje shiu parashihet të ketë ditën e martë dhe të enjten. Kurse vikendi paraqitet me reshje më të theksuara shiu”.

“Në fushat termike pritet të ketë serish rritje. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-22 gradë Celsius”.

“Shtypja atmosferike do të ketë luhatje, por duke i ruajtur vlerat e normales. Do të fryjë erë kryesisht nga jugu dhe juglindja me shpejtësi 1-8m/s”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

(Kosova Sot)