Demokratët nuk e përjashtojnë opsionin e shkarkimit të Trumpit

  • 22 April 2019 - 11:57
Demokratët nuk e përjashtojnë opsionin e shkarkimit të Trumpit

Liderët demokratë ne Dhomën e Përfaqësuesve nuk e përjashtojnë mundësinë e fillimit të procedurave për shkarkimin e presidentit Donald Trump pas publikimit të raport të hetuesit special, Robert Mueller, përfshirjen ruse në zgjedhjet presidenciale dhe për ndërhyrje të presidentit amerikan në drejtësi.

Demokratët ende nuk e kanë ndarë mendjen për hapat që do të ndjekin pas publikimit të raportit. Një pjesë e krerëve të Partisë Demokrate mendon se është më e udhës 18 muaj para zgjedhjeve presidenciale, të përdoret raporti për ta sulmuar Trumpin në fushatën për mandatin e dytë. 

Jarrold Nadler, demokrat që kryeson Komitetin për Drejtësi në Dhomën e Përfaqësuesve, ka thënë se ende po analizohet përmbajtja e raportit të Muellerit.

Komiteti që drejtohet prej tij ka përgjegjësi për procedurat e fillimit eventual të shkarkimit të Trumpit. Ka thënë se "të shohim si do të na prijë" raporti. "Nëse provohet ndërhyrja në drejtësi, atëherë duhet të shkarkohet", ka deklaruar Nadler.

(Kosova Sot)