Mehmeti: Merkel do t’ua bëjë të qartë si Hashimit, ashtu edhe Vuçiqit dhe Rusisë, se s’do të ketë këmbim të territorit

  • 22 April 2019 - 13:43
Mehmeti: Merkel do t’ua bëjë të qartë si Hashimit, ashtu edhe Vuçiqit dhe Rusisë, se s’do të ketë këmbim të territorit

“Faktikisht është Gjermania ajo që po e mbron Kosovën dhe e vetmja që ka mbrojtur interesin e Kosovës. Me ardhjen e Trump-it, politika amerikane ndaj Ballkanit ka ndryshuar dhe rrjedhimisht edhe Kosova nuk është me prioritet siç ka qenë.

Në këtë hapësirë e ka shfrytëzuar Rusia dhe Serbia, të cilët në mandatin e Trump-it duan të përfitojnë duke ndarë Kosovën.

Fatkeqësisht edhe disa politikanë të Kosovës, për interesa të tyre, kanë përkrahur një gjë të tillë, por fatmirësisht Gjermania nuk e ka përkrahur një gjë të tillë. Kosova vazhdon të jetë ende temë diskutimi dhe me gjasë kështu do të mbetet deri më 29 prill, kur në Berlin zonja Merkel do t’u bëjë të qartë si Hashimit, ashtu edhe Vuçiqit dhe Rusisë, se s’do të ketë këmbim të territorit. Fatkeqësisht, Thaçin po e përkrahin edhe Limaj dhe disa njerëz që kanë interes personal, duke dëmtuar kështu vendin.

Tanimë ka dalë në sipërfaqe se kush i mbron interesat e Kosovës”, është shprehur analisti Faton Mehmeti për gazetën “Kosova Sot”.

(Kosova Sot)