Preteni: Politika i ka nën sqetull hetuesinë dhe gjyqësinë

  • 22 April 2019 - 13:46
Preteni: Politika i ka nën sqetull hetuesinë dhe gjyqësinë

”Mungesa e vullnetit politik është baza e të gjitha të këqijave. Pa strukturë politike të mirëfilltë, pa strukture politike të pastër, të dëshmuar dhe të pashantazhuar, progres nuk ka.

Politika i ka vënë nën sqetull hetuesinë dhe gjyqësinë. Hetime dhe gjykime do të ketë vetëm nëse kërkon politika. Rrogat e mira joligjore dhe benifitet tjera jetësore po shërbejnë si mjet shantazhues për gjyqësor.

Vetting-un nuk e bën kjo klasë politike, kjo është e shantazhuar, e korruptuar dhe jopatriotike. Shikojeni vetëm rastin me veturat zyrtare 4 Z, këto janë veturat e “gjyqësorit”. Në rrethana tejet jomorale, në mesin e ditës në rrugën më të frekuentuar në Kosovë, me video-incizim dëshmohet amoraliteti i zyrtarëve të gjyqësorit dhe s’ka qëndrim zyrtar, s’ka penalizim, s‘ka kumtesë zyrtare. Pushteti i pamoralshëm tani po reflekton edhe injorancë.

Po ju gënjejmë, po ju vjedhim, po i shkelim kodet e etikës dhe integritetit. Ju marrim lekët dhe bëjmë ka të duam. Shteti jemi ne”, theksoi për gazetën “Kosova Sot” analisti dhe ish-kreu i Antikorrupsionit, Hasan Preteni.

(Kosova Sot)