Policia jep detaje: Kështu ndodhi vrasja e trefishtë në Prishtinë
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka dhënë detaje për vrasjen e trefishtë në Kryeqytet.
Ajo për median tha se vrasja ka ndodhur rreth orës 13:20 minuta, në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë.
Njoftimi i plotë:
Sot rreth orës 13:20, policia ka marrë informacionin për nje vdekje te dyshimte ne rrugen “Bill Klinton” në Prishtinë.
Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore.
Nga informacionet e para në vendin e ngjarjes dyshohet se nga arma e zjarrit janè vrare tre persona. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekesor ne vendngjarje.
Aktualisht njësitet policore janë duke punuar ne sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin.
(Kosova Sot)