Detaje mbi krimin në Prishtinë, flet Kryeprokurori

  • 22 April 2019 - 14:34
Detaje mbi krimin në Prishtinë, flet Kryeprokurori

Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen Dardania në Prishtinë.

Tre persona kanë mbetur të vdekur. Sipas burimeve  një person ka vrarë gruan e vetë, nusen e djalit si dhe veten në fund.

Ndryshe media ka kontaktuar edhe Kryeprokurorin e Prishtinës, Imer Beka i cili ka thënë se tashmë është duke shkuar në vend të ngjarjes.

“Kam informacione se ka ndodhur vrasje e dyfishtë dhe një vetëvrasje, por më tepër informacione nuk kam pasi jam duke shkuar në vend të ngjarjes”, tha shkurt Beka.

Rasti në fjalë është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës. 

“Sot rreth orës 13:30, policia ka marrë informacionin për një vdekje të dyshimtë në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore”, ka deklaruar për Indeksonline, Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë Rajonale të Prishtinës.

(Kosova Sot)