Vrasja në lagjen Dardania, flasin fqinjët

  • 22 April 2019 - 14:49
Vrasja në lagjen Dardania, flasin fqinjët

Gazetarja e “Kosova Sot”, nga vendi i ngjarjes raporton se trupat e pa jetë ende nuk janë nxjerrë nga ndërtesa.

Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes të cilët kanë folur për “Kosova Sot”, bëhet e ditur se dyshuari që vrau, gruan, renë e tij, e më pas edhe vetën, ka pasur edhe probleme mendore.

E rasti është konfirmuar nga Policia dhe Prokuroria e Kosovës.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës, ka thënë se Policia fillimisht ka marrë informacionin se në rrugën “Bill Kllinton”, për një vdekje të dyshimtë.

““Sot rreth orës 13:20, policia ka marrë informacionin për nje vdekje te dyshimte ne rrugen “Bill Klinton” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore. Nga informacionet e para në vendin e ngjarjes dyshohet se nga arma e zjarrit janè vrare tre persona. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekesor ne vendngjarje. Aktualisht njësitet policore janë duke punuar ne sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin”, ka treguar Ahmeti për “Kosova Sot”. 

(Kosova Sot)