Vrasjet tronditëse u kryen në prani të saj, vajza 2 vjeçare nxirret nga ndërtesa

  • 22 April 2019 - 15:14
Vrasjet tronditëse u kryen në prani të saj, vajza 2 vjeçare nxirret nga ndërtesa

Një vrasje tronditëse ka ndodhur sot në lagjen “Dardania” në Prishtinë, ku Personi me inicialet H.K, ka lënë të vrarë gruan e tij, gruan e djalit e më pas ka vrarë edhe veten.

Në vendin ku ndodhi ngjarja kishte qenë prezentë edhe një vajzë dy vjeçare, e cila sapo është nxjerrë nga ndërtesa nga Policia.

E gazetarja e “Kosova Sot”, nga vendi i ngjarjes raporton se trupat e pa jetë ende nuk janë nxjerrë nga ndërtesa.

Kurse Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës, ka thënë se Policia fillimisht ka marrë informacionin se në rrugën “Bill Kllinton”, për një vdekje të dyshimtë.

“Sot rreth orës 13:20, policia ka marrë informacionin për nje vdekje te dyshimte ne rrugen “Bill Klinton” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore. Nga informacionet e para në vendin e ngjarjes dyshohet se nga arma e zjarrit janè vrare tre persona. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekesor ne vendngjarje. Aktualisht njësitet policore janë duke punuar ne sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin”, ka treguar Ahmeti për “Kosova Sot”.

Image
 
Pamje nga vendi ku ndodhi vrasja tronditëse në Prishtinë ku burri vrau gruan, nusen e djalit e më pas edhe veten

Pamje nga vendi ku ndodhi vrasja tronditëse në Prishtinë ku burri vrau gruan, nusen e djalit e më pas edhe veten

Posted by Kosova Sot on Monday, April 22, 2019

(Kosova Sot)