Guraziu: Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj vetëm po ia bëjnë argatin Hashim Thaçit!

  • 22 April 2019 - 15:14
Guraziu: Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj vetëm po ia bëjnë argatin Hashim Thaçit!

Analisti Ragip Guraziu theksoi për gazetën “Kosova Sot” se Gjermania me kancelaren Merkel mbron kufijtë e Kosovës, pasi që pushtetarët kosovarë, në krye me Hashim Thaçin, tanimë veç e kanë bërë pazar territorin e veriut të Kosovës. “Edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, i ftuar nga Merkel në Berlin, po punon vetëm për ta amnistuar Thaçin nga Specialja, si dhe Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj vetëm po ia bëjnë servisin (argatin) Hashim Thaçit! Federica Mogherini është një armike e shqiptarëve, spiune e Serbisë në dëm të Kosovës.

Siç raportoi edhe gazeta gjermane ‘Tagesspiegel’, Angela Merkel më 29 prill në Berlin dëshiron që të parandalojë idenë e Hashim Thaçit dhe Aleksandar Vuçiqit për shkëmbim të territoreve dhe korrigjim të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, është shprehur Guraziu. Sipas tij, Tani po e vërteton edhe gazeta gjermane ‘Tagesspiegel’ se ideja për shkëmbim të territoreve është ide që po shtyhet përpara nga dyshja Thaçi-Vuçiq, ndërsa Angela Merkel është kundërshtarja më e fortë.

”Edhe qëllimi i kësaj konference në Gjermani, të cilën Hashim Thaçi në intervistën e tij të fundit, te Baton Haxhiu, u përpoq ta nënvlerësojë, është që Merkel dëshiron që të tregojë fuqinë dhe ndikimin e saj në Ballkanin Perëndimor”, është shprehur Guraziu.

(Kosova Sot)