Lajmi i fundit: Baki Kelani jep detajet për vrasjen që tronditi Prishtinën

  • 22 April 2019 - 15:40
Lajmi i fundit: Baki Kelani jep detajet për vrasjen që tronditi Prishtinën

Një vrasje tronditëse ka ndodhur sot në lagjen “Dardania” në Prishtinë, ku Personi me inicialet H.K, ka lënë të vrarë gruan e tij, gruan e djalit e më pas ka vrarë edhe veten.

Në vendin ku ndodhi ngjarja kishte qenë prezentë edhe një vajzë dy vjeçare, e cila sapo është nxjerrë nga ndërtesa nga Policia.

E gazetarja e “Kosova Sot”, nga vendi i ngjarjes raporton se trupat e pa jetë ende nuk janë nxjerrë nga ndërtesa.

Kurse, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka dhwnw detajet për vrasjen që tronditi sot Prishtinën.

“Policia iu ka përgjigjur rastit dhe ka ftuar mjekët, njësinë ligjore, forenzikën dhe njësitë tjera që kërkohet të dalin në vendin e krimit. Fillimisht nga informacionet bëhet fjalë për vdekje të dyshimtë, ndërsa më pas është kuptuar se një person i gjinisë mashkullore ka vrarë gruan, rejën dhe më pas veten”, ka thënë Kelani.

Ai tha se personi i gjinisë mashkullore që dyshohet se ka kryer krimin është i lindur në vitin 1958, gruaja e tij e lindur në vitin 1959 ndërsa reja e lindur në vitin 1991.

 
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës jep detajet për vrasjen që tronditi Prishtinën

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës jep detajet për vrasjen që tronditi Prishtinën

Posted by Kosova Sot on Monday, April 22, 2019

(Kosova Sot)