Vrasja që tronditi Prishtinën, dyshohet se autori është babai i hendbollistit të njohur

  • 22 April 2019 - 15:55
Vrasja që tronditi Prishtinën, dyshohet se autori është babai i hendbollistit të njohur

Një dëshmitare nga vendi i ngjarjes, e cila ka folur për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se personi i cili kreu vrasjen e dyfishtë e më pas bëri vetëvrasje është babai i hendbollistit të njohur, anëtar i përfaqësues së Kosovës (emër i njohur për redaksinë).

“Djali i vrasësit është hendbollist për Kosovën”, ka thënë ajo, duke shtuar se vrasësin e ka parë para dite para ndërtesës ku ndodhi.

I pyetur se a ka qenë me probleme psikike, ajo ka thënë se jo nuk e di se ka pas probleme.

Dyshohet se vrasja është kryer në katin e 9-të ndërtesës.

E disa fqinjë të tjerë kanë thënë se i dyshuari për vrasjen ka pasur probleme mendore.

Deri më tani Policia nuk ka dhënë më shumë detaje rreth vrasjes.

Kurse, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka dhënë detajet për vrasjen që tronditi sot Prishtinën.

“Policia iu ka përgjigjur rastit dhe ka ftuar mjekët, njësinë ligjore, forenzikën dhe njësitë tjera që kërkohet të dalin në vendin e krimit. Fillimisht nga informacionet bëhet fjalë për vdekje të dyshimtë, ndërsa më pas është kuptuar se një person i gjinisë mashkullore ka vrarë gruan, rejën dhe më pas veten”, ka thënë Kelani.

(Kosova Sot)