Kanceri i njëjtë bën kërdi në një familje

  • 22 April 2019 - 16:05
Kanceri i njëjtë bën kërdi në një familje

Heidi Dance gjithmonë mburrej para të tjerëve me shëndetin e saj të mirë, prandaj kur filloi të kishte barkqitje, infeksione të shpeshta të traktit urinar dhe dhembje therëse në bark, ajo shkoi menjëherë te mjeku i përgjithshëm. Mjekët në fillim nuk e dinin shkakun e simptomave të saj. I thoshin që të bënte analiza të shumta, ultrazë, bile edhe një skanim CT. 'Isha në agoni, me dhembje të vazhdueshme në pjesën e poshtme të shpinës, gjë që për një vit të tërë ma kishte pamundësuar gjumin e rehatshëm', thotë Heidi.

Simptomat e para

Në të njëjtën kohë nuk kishte apetit dhe kishte barkqitje të vazhdueshme, gjë që kishte bërë që ajo të humbte në peshë. Në ndërkohë edhe vëllai më i madh i Heidit, Rene, asokohe 51 vjeç, filloi të mos ndihej mirë. Ai filloi të ndihej i lodhur, të kishte dhembje barku dhe të humbte në peshë. Simptomat ishin deri-diku të ndryshme, prandaj vëlla e motër nuk mendonin se vuanin nga e njëjta sëmundje. Nëna iu kishte vdekur 10 vjet më parë pas një sulmi në tru, derisa i ati iu kishte vdekur tetë vjet më parë, në moshën 74 vjeçe, pas një beteje kundër kancerit të pankreasit. Mjekët iu kishin thënë atyre se kanceri i pankreasit i të atit nuk ishte trashëgues. Por, realiteti qe tjetër, pasi që vëlla e motër u diagnostikuan me kancer të pankreasit. Më pas Rene u përkeqësua shumë dhe, para pak kohe vdiq. 

Nuk do të dorëzohet asnjëherë

Në anën tjetër, Heidi vazhdon me kimioterapi. Ajo, bashkë me familjarët e saj, kanë filluar të mbledhin para për Shoqatën britanike të Kancerit të pankreasit. Deri më tani kanë mbledhur më shumë se 9000 funte. Heidi mundohet të mos e humbë qëndrimin e saj pozitiv, përkundër problemeve të mëdha që ia ka sjellë jeta. Ajo më nuk mund të punojë, meqë kimioterapia e ka bërë të veten, por Heidi mbeti tepër e prekur për të mirë, kur mori vesh se kolegët e saj të punës kanë filluar të mbledhin para, për t'ua paguar Heidit me familje një udhëtim të ëndrrave në "Disneyland". Heidi thotë se planifikon që të mos dorëzohet deri në momentin e fundit. 

(Kosova Sot)