Publikohen fotografitë: Këta janë 3 të vrarit në Prishtinë

  • 22 April 2019 - 16:35
Publikohen fotografitë: Këta janë 3 të vrarit në Prishtinë

Një vrasje tronditëse ka ndodhur sot në lagjen “Dardania” në Prishtinë, ku Personi me inicialet H.K, ka lënë të vrarë gruan e tij, gruan e djalit e më pas ka vrarë edhe veten.

"Kosova Sot" ka mësuar se dy gratë e vrara janë Hysnije Krasniqi dhe Remzie Krasniqi, kurse burri që vrau ato e më pas veten, quhet Hasan Krasniqi.

E nga vendi i ngjarjes, vëllai i gruas tashmë të ndjerë, për “Kosova Sot” ka thënë se motra e tij ka pasur probleme me burrin e saj dhe kane qenë në gjyq.

“Motra ime ka dasht me u nda me to, keta kane qene ne gjyq qe ni kohe të gjatë. Ai është i semur qe 2 3 vjet psiqikisht”, ka thënë vëllau i të ndjerës, raporton “Kosova Sot”. 

Ai më tej ka thënë se autori para vrasjes e ka thirru djalin e tij dhe i ka treguar për aktin makabër.

“E ka thirr djalin e vet, i ka thene nanen dhe gruan ta vrava tash po e vras edhe veten. Me vetëdije i ka vra”, ka thënë ai për “Kosova Sot”.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka treguar edhe detajet të cilat policia ka mundur t’i sigurojë nga informacionet e para që ka marrë.

“Ekipet mjekësore, mjekësia ligjore, forenzika dhe të gjitha njësitë përkatëse janë në vendin e ngjarjes. Fillimisht nga informacionet që posedojmë deri më tani fjalë për një vrasje që është cilësuar vrasje e dyshimtë, një person të gjinisë mashkullore të vitit të lindjes 1958, një grua të vitit të lindjes 1959 dhe një grua tjetër të vitit të lindjes 1991. Vrasje”, ka thënë Kelani.

“Nga informacionet që i kemi kërkuar bëhet fjalë se fillimisht i dyshuari e ka vrarë gruan e tij e më pas rejën e tij dhe më pas ka bërë vetëvrasje. Mbetet të verifikohet pas mbledhjes së të gjitha informacioneve të para. Të gjitha detajet edhe nga rastet e tjera që mund të jenë përfshirë këta persona janë në proces të verifikimit nga Policia e Kosovës dhe do të bëhen të ditura”, ka deklaruar Kelani.

(Kosova Sot)