Akuza e rëndë: Ja kush po përdorët si mbulesë e pazareve të Thaçit për ndarjen e Kosovës

  • 22 April 2019 - 16:54
Akuza e rëndë: Ja kush po përdorët si mbulesë e pazareve të Thaçit për ndarjen e Kosovës

Ekipi negociator i Kosovës i bashkëkryesuar nga Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj vazhdon të paguhet nga buxheti i shtetit, edhe pse ky ekip deri me tani nuk ka zhvilluar asnjë takim me palen serbe.

Ky ekip, më shumë i përdor nga Ahmeti dhe Limaj për punësimin e nipave, tezakëve dhe familjarëve të tyre.

E sipas ish deputetit të LDK-së, Adem Salihaj, ky ekip nuk janë askushi dhe nuk po bëjnë asgjë veçse po shërbejnë si mbulesë e pazareve të presidentit Thaçi.

Image
Adem Salihaj

“I ashtuquajturi ekip negociator, i përbërë nga Ahmeti dhe Limaj e disa të tjerë, të mbledhur aty-këtu, të gjithë pa fuqi politike, nuk po bën asgjë prej gjëje, me përjashtim të faktit se po shërbejnë si mbulesë për pazaret e Thaçit dhe tradhtinë e tij. Ata po vetëkënaqen aty me tituj të zbrazët e pa asnjë vlerë dhe me punësimin e nipave e mbesave adoleshentë, të cilët , nga askund dhe askushat, përnjëherë u bënë aq të rëndësishëm, sa mund të vendosin për fatin e shtetit”, është shprehur Salihaj.

“Për fatin e shtetit ata vendosin me aq lehtësi, sa ta pijnë një makiato, ndërsa u shkëlqen fytyra nga lumturia se janë bërë përnjëherë aq të rëndësishëm dhe mund të udhëtojnë në qendrat e rëndësishme”, ka theksuar Salihaj. 

Krejt në fund, ish-deputeti ka folur edhe për mundësinë e ndarjes së vendit.

“Thaçi me siguri është shumë i lumtur që Haradinaj me aq zell ia krijoi mundësinë që ta ketë autorizimin nga Kuvendi i Kosovës për të negociuar me Serbinë për ndarjen e Kosovës. Askush nuk duhet të besojë se Haradinaj është naiv dhe e bëri këtë nga mosdija. Haradinaj ia dha këtë përkrahje Thaçit me vetëdije të plotë, si pasojë e pazareve për ruajtjen e pozitës së kryeministrit. Tashmë po shihet qartë se ky farë ekipi negociator nuk ka asnjë rol dhe po sorrollatet poshtë e përpjetë pa asnjë cak, ndërsa Thaçi po vazhdon pa pengesa misionin e tij për copëtimin e Kosovës”, ka përfunduar ish-deputeti, Adem Salihaj për gazetën “Kosova Sot”.

(Kosova Sot)