U tha se vdiq nga mbidoza dhe dhuna, autopsia ligjore zbulon të vërtetën tragjike të shqiptarit që vdiq në burgun grek

  • 22 April 2019 - 17:28
U tha se vdiq nga mbidoza dhe dhuna, autopsia ligjore zbulon të vërtetën tragjike të shqiptarit që vdiq në burgun grek

Përmbyset ajo që ishte thënë fillimisht për vdekjen e një të riu shqiptar në burgun grek të Koridhalos, ngjarje ndodhur pasditen e 27 janarit të këtij viti.

Mjekësia ligjore greke ka hedhur poshtë pretendimin fillestar se shqiptari kishte humbur jetën nga mbidoza pasi u dhunua barbarisht.

Mediat greke shkruajnë gjerësisht sot se mjekësia ligjore ka zbuluar se shqiptari ka humbur jetën nga një litar në pjesën e qafës ose është mbytur me jastëk.

Shenjat e gjetura në pjesën e qafës pas autopsisë, çojnë hetuesit në përfundimin se ai është mbytur. 33 vjeçari shqiptar Bandiol Tusha, dyshohet se ka pasur probleme me kreun e të ashtuquajturës “Mafia e burgjeve” në Koridhalos, i cili dyshohet të ketë urdhëruar vrasjen e tij.

Tani, autoritetet janë të detyruara të marrin në konsideratë të gjitha skenarët, përfshirë vrasjen me urdhër të “shefit” të mafies brenda burgut të Koridhalos.

(Kosova Sot)