Vrasja në lagjen Dardania – nxirren trupat e pajetë nga banesa

  • 22 April 2019 - 17:55
Vrasja në lagjen Dardania – nxirren trupat e pajetë nga banesa

Një burrë në lagjen Dardania sot vrau gruan e tij, nusen e djalit dhe më pas veten.

Katër orë pasi ka ndodhur vrasja ekipet e forenzikës i kanë nxjerr trupat e pajetë nga banesa.

Më herët Policia e Kosovës e ka nxjerr nga banesa vajzën dy vjeçare e cila kishte qenë brenda kur është kryer krimi dhe e ka parë tërë ngjarjen. 

Ndërkohë nga Prokuroria Themelore e Prishtinës është thënë se dorasi kishte probleme mendore.

Hasan Krasniqi 67 vjeçar, dyshohet se vrau gruan e tij 62 vjeçare dhe nusen e djalit të tij, 28-vjeçare. Më pas, sipas detajeve që dha policia, dyshohet se ai e qëlloi edhe vetën.

(Kosova Sot)