Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Prishtinë, ja çfarë zbulon vëllai i viktimës

  • 22 April 2019 - 18:08
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Prishtinë, ja çfarë zbulon vëllai i viktimës

Kryeprokurori i Prishtinës Imer Beka ka thënë se sipas tij dorasi ka qenë i sëmur mental, kurse vëllau i viktimës femër e vitit 1959, në një bisedë jashtë kamerave ka thënë se të dy bashkëshortët kane qenë duke ndjekur procedura për shkurorëzim pasi kanë pasur probleme martesore.

Ndërsa djali dhe reja e tij nuk kanë qenë duke jetuar në të njëjtën banesë.

Ai gjithashtu tha se dorasi pas vrasjes së gruas së tij dhe rejës ka telefonuar djalin e tij duke i thënë se ia ka vrarë nënën dhe gruan. 

“E ka thirr djalin e vet, i ka thene nanen dhe gruan ta vrava tash po e vras edhe veten. Me vetëdije i ka vra”, ka thënë ai për “Kosova Sot”.

(Kosova Sot)