Ja çfarë i tha prokurorit Kreshniku, djali i dorasit që kreu vrasje të trefishtë në Prishtinë

  • 22 April 2019 - 18:30
Ja çfarë i tha prokurorit Kreshniku, djali i dorasit që kreu vrasje të trefishtë në Prishtinë

Pak më parë, kryeprokurori Imer Beka ka dhënë detaje rreth vrasjes së trefishtë në Prishtinë.

Megjithëse ende nuk dihen motivet e kësaj vrasje, në pyetje është marrë edhe Kreshnik Krasniqi, djali i dorasit.

Sipas Bekës, i njëjti për organet e hetuesisë ka treguar se babai i tij, shpesh herë ka bërë vizita në psikiatri.

“Motivet ende nuk keni mundur me i marrë siç duhet, vetëm dimë se personi që e ka bërë këtë vepër ka qenë me probleme psikike ose mendore, sipas djalit të tij shpesh herë është kontrolluar në psikiatri”, ka thënë Beka. 

Ndryshe, pak më parë trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për të hetuar rastin tutje.

(Kosova Sot)