Pushtetarët harxhojnë milionat, një kosovar jeton me vetëm 1.55 euro në ditë

  • 22 April 2019 - 19:08
Pushtetarët harxhojnë milionat, një kosovar jeton me vetëm 1.55 euro në ditë

Sipas të dhënave të Pasqyrave Vjetore Financiare për vitin 2018 të Republikës së Kosovës, nga buxheti i vendit janë shpenzuar 3 milionë e 409 mijë euro për dreka zyrtare. Në 2018-ën, evidentohet vlera më e lartë e shpenzimeve në tri vitet e fundit. Si u rriten shpenzimet për drekat zyrtare në tri vitet e fundit? Në vitin 2016-të shpenzimet ishin 2 milionë e 824 mijë euro për të pasuar më pas në vitin 2017-të 2 milionë e 901 mijë euro me një rritje prej 2.7 për qind apo shprehur në vlera prej 77 mijë euro më shumë. Për dallim nga viti 2016 e 2017, në vitin 2018, ato u rritën në 3 milionë e 409 mijë euro.

Shprehur në përqindje paraqet një rritje prej 17.5 për qind më shumë në raport me një vit më parë. Në 2018-tën ato ishin për 508 mijë euro më shumë se një vit më parë. E lidhur me këtë, nesër në “Kosova Sot”, do të lexoni shkrimin se si po shpenzojnë dhe zhvatin zyrtarët e shtetit duke shpenzuar brenda vitit mbi 3 milionë euro për dreka e darka zyrtare? Si shpenzohen këto shpenzime dhe abuzime me paratë e taksapaguesve përderisa Kosova vazhdon të jetë vendi më i varfër i Evropës Juglindore ku 34 për qind e popullsisë jetojnë në varfëri të skajshme me të ardhura ditore nën 1.55 euro dhe 12 për qind jetojnë në varfëri ekstreme? Si po vazhdon Kosova te varfërohet edhe më shumë?

Përderisa pushtetarët kanë bërë milionat dhe Haradinaj ia ka rritur pagën vetes dhe shokëve të tij për 100%, ndërkaq vetëm për dreka e darka zyrtare shpenzohen mbi 3 milionë euro ne vit, atëherë si mund të ia dal një kosovar me të ardhura ditore nën 1.55 euro? A është kjo një skandal për këtë klasë të kriminalizuar e cila ka shkatërruar dhe po shkatërron shtetin e Kosovës?!

Për këto e shumë materiale tjera, i gjeni vetëm në gazetën “Kosova Sot”.