Mashtrimi i madh nga Devollët, Prokuroria Speciale hesht

  • 22 April 2019 - 19:12
Mashtrimi i madh nga Devollët, Prokuroria Speciale hesht

Në numrin e nesërm të së përditshmes kosovare, “Kosova Sot”, do të lexoni shkrimin se si u shndërruar Kosova në shtet të korrupsionit e të krimit të organizuar, ku nëntoka kriminale në vend po gjen të gjitha mënyrat për të zhvatur e vjedhur buxhetin, për të marrë monopole kriminale, por edhe duke marrë edhe tituj “konsuj nderi” tek shtetet fqinje, e të cilat tituj dyshohet se janë blerë nga mafio-oligarkët në Kosovë!? Si po keqpërdoren tituj konsuj nderi nga oligarkët kosovarë, duke dëmtuar edhe buxhetin e shtetit?

Pse edhe përkundër faktit që 4 vite më parë gazeta KOSOVA SOT kishte raportuar se si Shkëlqim Devolli, pronar i “Devolli Corporation”, KISHTE IMPORTUAR në vlerë 155 mijë euro, në vitin 2014, kur ishte liruar nga tatimi mbi vlerën e shtuar, duke mashtruar se ky import është për përfaqësues diplomatik, duke u thirrur në titullin KONSULL NDERI i Maqedonisë në Pejë? Pse Prokuroria speciale edhe pse kanë kaluar 5 vite nga ky abuzim, e që nuk është i vetmi, as që ka denjuar të hetoj apo të hap rastin për shkeljet ligjore, ku biznesi i Shkëlqim Devollit nuk paguan TVSH duke mashtruar se ky import është kinse për përfaqësues diplomatik? Pse Shkëlqim Devolli e fsheh vlerën e gjithë mallit që ai ka futur në Kosovë, duke mashtruar me furnizim për përfaqësues diplomatik?

Sa miliona euro ka evazion fiskal nga kompanitë e Shkëlqim Devollit dhe të gjithë konsujve/oligarkëve të tjerë në Kosovë, të cilët kanë blerë këta tituj konsuj nderi për t’i ikur tatimit në Kosovë? Pse në Kosovë, status si të Shkëlqim Devollit ka pasur edhe i vëllai i tij, Blerim Devolli, si konsull nderi i Shqipërisë në Pejë, por edhe Rrahim Pacolli dhe disa oligarkë të tjerë?! Cilat janë përfitimet biznesore nga statusi diplomatik që e kanë mbajtur këta oligarkë dhe cili është dëmi që buxheti i Kosovës ka pësuar nga këto mashtrime me KONSUJ NDERI? Pse Dogana nuk i bën publike se sa importe kanë pasur në Kosovë vëllezërit Devolli me kompanitë e tyre, por edhe konsujt e tjerë të ashtuquajtur KONSUJ NDERI, duke u keqpërdorur titulli KONSULL NDERI dhe duke bërë evazion fiskal?!

Këto e shumë materiale tjera interesante, i gjeni vetëm në gazetën numër një në Kosovë, “Kosova Sot”.