“Shpërthen” ndaj Ahmetit dhe Limajt: Vetëm një cirk i radhës nga hajnat, në Berlin...

  • 22 April 2019 - 19:23
“Shpërthen” ndaj Ahmetit dhe Limajt: Vetëm një cirk i radhës nga hajnat, në Berlin...

Dialogu mes dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë ka mbetur peng .Ka kohë që palët dialoguese nuk janë ulur në tavolinë për të vazhduar procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes tyre. Pala serbe arsye të mostakimit po e quan vendosjen e taksës 100% nga Kosova, qëndrim nga i cili assesi të lëkundet kryeministri kosovar, Ramush Haradinaj.

E ekipi negociator i Kosovës, i bashkëkryesuar nga Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj, si dhe tezakët dhe nipat e tyre si pjesë e delegacionit vazhdon të paguhet nga buxheti i shtetit.

Analistët thonë se përderisa Thaçi po e vazhdon planin e tij, Ahmeti dhe Limaj janë bërë vegla të Presidentit.

Image
Faik Krasniqi

Madje analisti politik, Faik Krasniqi e quan këtë ekip negociator një cirk që udhëhiqet nga hajna dhe familjarë të tyre të cilët vetëm se po zhvatin buxhetin e vendit.

“Kam thënë edhe më herët që krijimi i këtij ekipi negociator është vetëm një cirk i radhës nga hajnat permanent të buxhetit të Kosovës. Por, edhe një mundësi e artë që familjarët e tyre t'i bëjnë pjesë të këtij ekipi, në mënyrë që buxheti i shtetit të zhvatet akoma më shumë”, është shprehur Krasniqi për “Kosova Sot”.

Ai e vazhdon ta quaj ekipin negociator komik që e legjitimon presidentin Thaçi që të jetë të krye të dialogut.

“Emrat dhe mosha e tyre tregon mjaftë mirë seriozitetin e këtij ekipi negociator komik. Krijimi i këtij ekipi negociator, presidentin Thaçi e legjitimon akoma më shumë si udhëheqës të dialogut me Serbinë, sepse BE-ja nuk pranon të bisedoj me kalamaj që janë kushërinjë të Limajt dhe Ahmetit”, tha ai.

Për fund, Krasniqi thekson se pas takimit që pritet të ndodhë në fund të këtij muaji, dialogu mes dy vendeve do të marr kahje tjetër.

“Sidoqoftë, pas takimit të 29 Prillit në Berlin, dialogu Kosovë-Serbi do të marr kahje tjetër, dhe tema e korrigjimit të kufijve do të varroset njëherë e përgjithmonë!”, ka përmbyllur analisti, Faik Krasniqi për gazetën “Kosova Sot”.

(Kosova Sot)