‘Lepurushi i Pashkëve’ përfshihet në një rrahje në rrugë

  • 22 April 2019 - 21:06
‘Lepurushi i Pashkëve’ përfshihet në një rrahje në rrugë

‘Lepurushi i pashkëve’, u shfaq tejet i nervozuar këtë të diele, teksa u përfshi në një rrahje mes dy personave.

Një video e postuar në Instagram, tregon se një person i veshur me kostumin e ‘lepurushit të pashkëve’, përfshihet në një rrahje të një gruaje dhe një burri.

Siç shihet në pamje, ‘lepurushi i pashkëve’, i del në mbrojtje gruas e cila sulmohet nga një burrë.

Përleshja vazhdon për disa sekonda tjera, ndërsa ‘lepurushi’ shihet se aftësitë për rrahje i ka mjaftë të zhvilluara, duke dhuruar disa grushte.

E pra, ashtu edhe siç e ka detyrë ‘lepurushi i pashkëve’ ai na jep një mesazh të mirë, por kësaj here që t’i mbrojmë gratë.

 

(Kosova Sot)