FSK’ja po e kërkon punëtorin e ngujuar në gërmadhat e ish-hotelit në Mitrovicë

  • 22 April 2019 - 22:23
FSK’ja po e kërkon punëtorin e ngujuar në gërmadhat e ish-hotelit në Mitrovicë

Njësiti i Forcës së Sigurisë së Kosovës për kërkim dhe shpëtim ka mbërritur në Mitrovicë, për të ofruar ndihmën e nevojshme në kërkimin e njërit prej punëtorëve që e zunë muret e rrënuara të ish-hotelit Adriatik në Mitrovicë.

Pjesëtarët e FSK’së, me qen të trajnuar për këso rastesh kërkimi, po synojnë që ta gjejnë në gërmadha punëtorin që ishte duke punuar në rinovimin e ish-hotelit, kur një pjesë e mureve të tij u shemb.

Kërkimi për njërin nga 4 punëtorët që po kryenin rinovimin në ish-hotelin e privatizuar ka nisur që nga ora 18:00. Tre prej tyre kanë shpëtuar, ndërsa tjetri është ende në kërkim, raporton ktv.

Siç ka thënë më herët drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Mitrovicës, pronari i ri i hotelit të privatizuar apo punëkryerësi i punimeve rinovuese nuk ka pasur leje adekuate nga Drejtoria e Urbanizmit, për prekjen e shtyllave brenda godinave.

(Kosova Sot)