Shpërthejnë analistët: Konsujt e krimit, në emër të titullit, iu shmangën tatimit

  • 23 April 2019 - 07:38
Shpërthejnë analistët: Konsujt e krimit, në emër të titullit, iu shmangën tatimit

Qarri: Prokuroria duhet ta sqarojë opinionin se sa miliona euro ka evazion fiskal nga kompanitë e Shkëlqim Devollit dhe të gjithë konsujve të tjerë në Kosovë, të cilët kanë blerë këta tituj për ta plaçkitur shtetin duke i ikur tatimit në Kosovë

“Cilat janë përfitimet biznesore nga statusi diplomatik që e kanë mbajtur këta oligarkë dhe cili është dëmi që buxheti i Kosovës ka pësuar nga këto mashtrime me KONSUJ NDERI? Titujt e konsujve të nderit po keqpërdoren nga oligarkët kosovarë, duke dëmtuar edhe buxhetin e shtetit. Është fatkeqësi e madhe se si edhe përkundër faktit që 4 vjet më parë gazeta “Kosova Sot” kishte raportuar se si Shkëlqim Devolli, pronar i “Devolli Corporation”, kishte importuar në vlerë 155 mijë euro, në vitin 2014, kur ishte liruar nga tatimi mbi vlerën e shtuar, duke mashtruar se ky import është për përfaqësues diplomatik, duke u thirrur në titullin Konsull Nderi i Maqedonisë në Pejë, drejtësia nuk ka bërë asnjë hap të vetëm për të hetuar dhe për ta bërë publike të vërtetën para opinionit se çfarë faktesh dhe elementesh të veprës kriminale janë gjetur.

Për mua me të vërtetë është e pakuptueshme se si është e mundur që Prokuroria Speciale, edhe pse kanë kaluar 5 vjet nga ky abuzim, e që nuk është i vetmi, as që ka denjuar të hetojë apo të hapë rastin për shkeljet ligjore, ku biznesi i Shkëlqim Devollit nuk paguan TVSH, duke mashtruar se ky import është kinse për përfaqësues diplomatik ”,thotë analisti Ragip Guraziu për “Kosova Sot”

Analistët politikë dhe qytetarët po e shohin me shqetësim gjendjen e krijuar në Kosova nga krimi e korrupsioni, që po vjen si rrjedhojë e veprimit të nëntokës kriminale, e cila e ka shndërruar Kosovën në shtet të korrupsionit e të krimit të organizuar, ku po gjen të gjitha mënyrat për të zhvatur e vjedhur buxhetin, për të marrë monopole kriminale, por duke marrë edhe tituj “konsuj nderi” tek shtetet fqinje, e të cilët tituj dyshohet se janë blerë nga oligarkët në Kosovë.

Sipas analistëve, mbetet tepër shqetësues fakti se si po e shkelin ligjin e kushtetutën ata që përfitojnë apo blejnë titullin Konsull nderi, e që deri më tani janë kryesisht oligarkët kosovarë, që e kanë dëmtuar edhe buxhetin e shtetit. Edhe përkundër faktit që 4 vjet më parë gazeta “Kosova Sot” kishte raportuar se si ishte pikërisht Shkëlqim Devolli, pronar i “Devolli Corporation”, që kishte importuar në vlerë 155 mijë euro, në vitin 2014, kur ishte liruar nga tatimi mbi vlerën e shtuar, duke e deklaruar se ky import është për përfaqësues diplomatikë, duke u thirrur në titullin Konsull Nderi i Maqedonisë në Pejë, Prokuroria Speciale nuk ka vepruar, edhe pse kanë kaluar 5 vite nga ky abuzim, e që nuk është i vetmi.

Analistët alarmojnë se pse prokuroria as që ka denjuar të hetojë apo të hapë rastin për shkeljet ligjore, ku biznesi i Shkëlqim Devollit nuk paguan TVSH duke deklaruar se ky import është kinse për përfaqësues diplomatik. Madje, analistët dyshojnë se si Shkëlqim Devolli e fsheh vlerën e gjithë mallit që ai ka futur në Kosovë, duke mashtruar me furnizim për përfaqësues diplomatik dhe tanimë nuk dihet se sa miliona euro ka evazion fiskal nga kompanitë e Shkëlqim Devollit dhe të gjithë konsujve-oligarkëve të tjerë në Kosovë, të cilët kanë blerë këta tituj konsuj nderi për t’i ikur tatimit në Kosovë.

Në Kosovë, status si të Shkëlqim Devollit ka pasur edhe i vëllai i tij, Blerim Devolli, si konsull nderi i Shqipërisë në Pejë, por edhe Rrahim Pacolli dhe disa oligarkë të tjerë, prandaj në të gjitha këto raste dyshohet që të kenë qenë përfitimet biznesore milionëshe nga statusi diplomatik që e kanë mbajtur këta oligarkë, me të cilat është dëmtuar buxheti i Kosovës nga këto mashtrime me konsuj nderi.

Analistët, por edhe qytetarët, kërkojnë që Dogana t’i bëjë publike se sa importe kanë pasur në Kosovë vëllezërit Devolli me kompanitë e tyre, por edhe konsujt e tjerë të ashtuquajtur konsuj nderi, duke u keqpërdorur titulli Konsull Nderi dhe duke bërë evazion fiskal. Edhe përkundër pyetjeve të dërguara, Shkëlqim dhe Blerim Devolli nuk janë përgjigjur në pyetjet e gazetës.

Image
Reshat Badallaj

Badallaj: Titujt KONSUJ NDERI, kamuflazh për t´i ikur tatimeve të shtetit!

Analisti Reshat Badallajt tha se jo rastësisht ai me kohë ka alarmuar se si Kosova po shndërrohet në rrjetin më të rrezikshëm të krimit në Ballkan dhe po futet deri në fyt me korrupsion, sepse ka ra në dorën e mafisë dhe bandave më të rrezikshme. “Ky rrjet mafio-oligarkësh dhe krye hajdutësh i sulen në shumë mënyra vendit për ta copëtuar dhe vjedhur buxhetin e shtetit dhe djersën e taksa paguesve dhe atë e shtrinë si në nivelin qendror si në nivelin lokal.

Për të hedhur pluhur syve popullit dhe për të mos u hetuar hajnia e tyre, kjo bandë banditësh dhe hajnash përdorën edhe tituj si konsuj nderi, që i kinse t´i lihet hapësirë kësaj bande banditësh për të vjedhur vendin. Këtë shitblerje ky soj kryevagabondësh dhe kryebanditësh e kanë bërë si kamuflazh për t´i ikur tatime të shtetit dhe kuptohet se këta krye hajna më të mëdhenj në Ballkan të pasurohen për xhepat e tyre, por kuptohet me para të pista.

E keqja më e madhe është se kjo bandë e rrezikshme serbiane Devolli e ka blerë shtetin në tërësi dhe as doganat nuk guxojnë të bëjnë publike. Këta tituj nuk e meritojnë t’i kenë banditët e DEVOLLI-t”, tha Reshat Badallaj për “Kosova Sot”.

Image
Ragip Guraziu

Perandoria kriminale e biznesit

Analisti politik Ragip Guraziu thotë se këto pozita deri më tani më së shumti i ka shfrytëzuar e ashtuquajtura mbretëri kriminale e perandorisë “Devolli”, duke qenë vazhdimisht mbi ligjin dhe Kushtetutën. ”Devollët ka kohë që janë dhe po mbeten mbi shtetin, ligjin, Kushtetutën dhe politikën kosovare. Dhe jo vetëm mbi Qeverinë, por unë po them edhe mbi Kuvendin, mbi Presidencën, sepse sikur po thuhet që vetëm Devollët kolliten këtu në Kosovë, duke i vënë nën sqetulla institucionet e Kosovës, prandaj edhe e kanë degraduar shtetin e Kosovës tej mase, derisa edhe prokuroria i ka futur veshët në lesh, sikur ka rënë në gjumë edhe vetë populli. Duke qenë kështu edhe Kosova u shndërrua në shtet të korrupsionit e të krimit të organizuar, ku nëntoka kriminale në vend po gjen të gjitha mënyrat për të zhvatur e vjedhur buxhetin, për të marrë monopole kriminale, por edhe duke marrë edhe tituj “konsuj nderi” tek shtetet fqinjë, e të cilët tituj dyshohet se janë blerë nga mafio-oligarkët në Kosovë”, u shpreh ai.

“Kryesisht po keqpërdoren titujt e konsujve të nderit nga oligarkët kosovarë, duke dëmtuar edhe buxhetin e shtetit. Është fatkeqësi e madhe se si edhe përkundër faktit që 4 vite me parë gazeta “Kosova Sot” kishte raportuar dhe alarmuar se si Shkëlqim Devolli, pronar i “Devolli Corporation”, kishte importuar në vlerë 155 mijë euro, në vitin 2014, kur ishte liruar nga tatimi mbi vlerën e shtuar, duke mashtruar se ky import është për përfaqësues diplomatik, duke u thirrur në titullin Konsull Nderi i Maqedonisë në Pejë, drejtësia nuk ka bërë asnjë hap të vetëm për të hetuar dhe për ta bërë publike të vërtetën para opinionit se çfarë faktesh dhe elementesh të veprës kriminale janë gjetur.

Për mua me të vërtetë është e pakuptueshme se si është e mundur që Prokuroria Speciale edhe pse kanë kaluar 5 vite nga ky abuzim, e që nuk është i vetmi, as që ka denjuar të hetojë apo të hapë rastin për shkeljet ligjore, ku biznesi i Shkëlqim Devollit nuk paguan TVSH, duke mashtruar se ky import është kinse për përfaqësues diplomatik”,theksoi Guraziu për “Kosova Sot”. Duhet të zbardhen faktet se si Shkëlqim Devolli e fsheh vlerën e gjithë mallit që e ka futur në Kosovë, duke mashtruar me furnizim për përfaqësues diplomatikë, duke abuzuar me miliona euro ku edhe është shkaktuar evazion fiskal nga kompanitë e Shkëlqim Devollit dhe të gjithë konsujve dhe oligarkëve të tjerë në Kosovë, të cilët kanë blerë këta tituj konsuj nderi për t’i ikur tatimit në Kosovë. Hetimet duhet të shkojnë thellë e të mos ndalen, sepse status si të Shkëlqim Devollit ka pasur edhe i vëllai i tij, Blerim Devolli, si Konsull Nderi i Shqipërisë në Pejë, por edhe Rrahim Pacolli dhe disa oligarkë të tjerë?!”, tha Ragip Guraziu për “Kosova Sot”.

Sipas tij, prokuroria ka mjaft punë për të bërë e hetuar në të gjitha këto raste abuzimi. “Me të drejtë nga secili qytetar mund të shtrohet pyetja: Cilat janë përfitimet biznesore nga statusi diplomatik që e kanë mbajtur këta oligarkë dhe cili është dëmi që buxheti i Kosovës ka pësuar nga këto mashtrime me KONSUJ NDERI? Institucionet duhet të jenë transparente, sepse nuk ka kuptim dhe nuk është në funksion të mbrojtjes së interesave të shtetit heshtja e Doganës, e cila nuk i bën publike se sa importe ka pasur në Kosovë nga vëllezërit Devolli me kompanitë e tyre, por edhe konsujt e tjerë të ashtuquajtur konsuj nderi, duke u keqpërdorur titullin Konsull Nderi dhe duke bërë evazion fiskal”, tha Guraziu për “Kosova Sot”.

Image
Gani Qarri

Qarri: Kosova është shndërruar në shtet të korrupsionit e të krimit të organizuar!

Edhe analisti Gani Qarri tha për “Kosova Sot” se vetëm në një shtet ku nuk funksionojnë ligjet e Kushtetuta ndodhin abuzime të tilla.“Mjerisht Kosova është shndërruar në një shtet të tillë të korrupsionit e të krimit të organizuar, saqë nëntoka kriminale në vend po gjen të gjitha mënyrat për të zhvatur e vjedhur buxhetin, për të marrë monopole kriminale, por edhe tituj “konsuj nderi” tek shtetet fqinje, tituj që me të drejtë dyshohet se janë blerë nga mafio-oligarkët në Kosovë.

Madje titujt "konsuj nderi" po keqpërdoren nga oligarkët kosovare, pikërisht për të dëmtuar edhe më rëndë buxhetin e shtetit të brishtë të Kosovës”, theksoi Qarri për Kosova Sot. Sipas tij, prokuroria nuk do të duhej bërë gjumin aq gjatë dhe për të mos vepruar në një rast të tillë të raportuar edhe në medie. “Për aq më tepër kur qysh 4 vite më parë gazeta ‘Kosova Sot’ pati raportuar se si Shkëlqim Devolli, pronar i “Devolli Corporation”, kishte importuar në vlerë 155 mijë euro, në vitin 2014, i liruar nga tatimi mbi vlerën e shtuar, duke mashtruar se ky import bëhej për përfaqësues diplomatikë dhe thirrur në titullin "Konsull Nderi i Maqedonisë" në Pejë?

! Por, përkundër të gjithave, Prokuroria Speciale edhe pse kanë kaluar 5 vite nga ky abuzim, e që nuk është i vetmi, as që ka denjuar të hetojë apo të hapë rastin për shkeljet ligjore, megjithëse biznesi i Shkëlqim Devollit nuk pagoi TVSH, duke mashtruar se ky import është kinse për përfaqësues diplomatikë dhe fsheh vlerën e gjithë mallit që ai ka futur në Kosovë. Prokuroria duhet ta sqarojë opinionin se sa miliona euro ka evazion fiskal nga kompanitë e Shkëlqim Devollit dhe të gjithë konsujve të tjerë në Kosovë, të cilët kanë blerë këta tituj për ta çnderuar vendin dhe plaçkiti shtetin duke i ikur tatimit në Kosovë, kur dihet se për çudi, status si të Shkëlqim Devollit ka pasur edhe i vëllai i tij, Blerim Devolli, si Konsull Nderi i Shqipërisë në Pejë, por edhe Rrahim Pacolli dhe disa oligarkë të tjerë”, vijoi më tej ai. Sipas Qarrit, abuzimet e tilla nuk po zbardhen pasi prokuroria është e dobët dhe e ndikuar nga politika.

“Po kjo prokurori e lodhtë dhe tërësisht e kapur nga politika, kurrë nuk ka dalë me ndonjë raport se cilat janë përfitimet biznesore nga statusi diplomatik që e kanë mbajtur këta oligarkë dhe sa është dëmi që buxheti i Kosovës ka pësuar nga këto mashtrime me konsuj nderi, e për aq më keq as Dogana nuk e bën publike sasinë e importeve pa tatim, që kanë sjellë në Kosovë vëllezërit Devolli me kompanitë e tyre, si dhe konsujt e tjerë të ashtuquajtur KONSUJ NDERI, duke e keqpërdorur titullin Konsull Nderi dhe duke bërë evazion të tmerrshëm fiskal”, tha Qarri për “Kosova Sot”. Pyetjet lidhur me këtë çështje, për këto pohime dhe konstatime, u janë dërguar edhe vëllezërve Shkëlqim dhe Blerim Devolli, edhe Prokurorisë Speciale të Kosovës, por asnjë përgjigje apo koment, qoftë nga njëra apo pala tjetër, nuk i është dërguar gazetës.

Image
Muhamet Kelmendi

Kelmendi: Mafia e ka kapur shtetin

Sipas profesorit Muhamet Kelmendi, është pikërisht edhe kjo formë abuzimi që e bën akoma më të nevojshëm dhe urgjent bërjen e Ligjit të VETTING-ut në Kosovë, ndryshe nuk mund të hetohen dhe pastrohen institucionet nga rrjetet kriminale.“Nuk ka dilemë se Shkëlqim Devolli, Rrahim Pacolli etj. e kanë blerë titullin në Tiranë, atë të konsullit të nderit. Tituj dhe mirënjohje kanë blerë edhe shumë mafiozë dhe politikanë të tjerë të Kosovës dhe më gjerë. Blerje të këtyre titujve kanë bërë edhe Behgjet Pacolli, Veton Surroi, Hashim Thaçi dhe të tjerë. Madje edhe tituj si qytetarë të nderit deri edhe tituj të doktorit, sikundër bëri Hashim Thaçi me titullin e ‘Honoris Kauzës’ në Universitetin e Tetovës. Krimi i tillë është i dukshëm. Paraja që po vjen nga krimi po zotëron edhe politikën. Dhe e dëmshmja është se tërësisht është kapur shteti nga krimi mafioze. Devollët, ETC, HIB, LESNA etj., e kanë shtetin nën kontroll.

Këta të gjithë futin mallra pa kontrollime dhe iket nga obligimet ndaj shtetit, por ata nuk hetohen. Kemi pra kështu një lidhje të fortë midis mafisë ekonomike dhe asaj politike, sikundër dhe policisë kriminale, prokurorisë dhe gjykatave. Nëpër këto vende janë njerëzit e dyshimtë dhe të pasur dhe vetë ky fakt tregon se janë subjekte për hetime për vepra penale, por këtu nuk po bëhet hetimi dhe edhe për një kohë ky hetim nuk do të ndodhë. Ndaj, unë them që urgjentisht duhet VETTING në të tëra këto organe që të fillojë së mbari shteti ligjor”, potencoi Kelmendi për “Kosova Sot”.

Qytetarët kërkojnë hetim dhe llogaridhënie

Qytetarët e pyetur rreth kësaj teme, rreth këtij abuzimi që bëjnë oligarkët kosovarë, duke shfrytëzuar edhe tituj konsujsh nderi për përfitime biznesore e duke dëmtuar buxhetin e shtetit, kërkojnë që kjo çështje të rregullohet me ligjet e Kosovës, që të mos lejohet asnjë mundësi abuzimi dhe manipulimi, ngase një gjendje e tillë që është në Kosovë në këtë fushë nuk është as në shtete më të paorganizuara në Afrikës.

Image
Ejup Jonuzi

Kështu mendon qytetari Ejup Jonuzi.“Unë, si pikë të parë, do të propozoja që këta konsuj nderi, siç po quhen tani, të mos emërohen pa kurrfarë kriteri, të mos piketohen dhe emërohen njëanshëm nga interesat e ngushta të politikës dhe grupeve të interesit nga individët e caktuar.

Unë mendoj që zgjidhja më e mirë që të mos keqpërdoren këto pozita është që të saktësohet mirë me ligj dhe të aprovohet nga ana e Parlamentit, që të dihet cili është interesi i përfitimit të Kosovës nga këta tituj dhe të mos jenë përfitim dhe mundësi keqpërdorimi nga individët. Kjo çështje e emërimit të këtyre konsujve nuk duhet lejuar që të emërohen as nga Presidenti dhe as nga Qeveria, në mënyrë të njëanshme, për interesat e tyre personale dhe interesat tepër të ngushta, qoftë të tyre si individë apo edhe të lidhjeve të tjera grupore e biznesore, por që shkojnë në çfarëdo mënyre në dëm të shtetit, që mund të keqpërdoren”, u shpreh Ejup Jonuzi për “Kosova Sot”.

Image
Sabit Salihu

Qytetari Sabit Salihu po ashtu thotë se për të mos ndodhur këto lloj abuzimesh, duhet të rishikohet legjislacioni për shërbimin diplomatik dhe në ato ligje të përcaktohet edhe roli i Konsullit të Nderit, i cili sipas qytetarit Sabit Salihu nuk duhet lejuar që të keqpërdoret sikur po ndodh tani nga Devollët dhe nga Pacollët.“Duket që këtu ka edhe një lloj konflikti të interesit, kur është fjala tek këta konsuj nderi dhe kjo çështje duhet të rregullohet në mënyrë shumë më precize, duke ndryshuar dhe plotësuar legjislacionin për shërbimin, respektivisht shërbyesit diplomatikë të të gjitha niveleve, edhe për konsujt e nderit.

Mendoj që shumë më e logjikshme do të ishte që konsull nderi të jetë një përfaqësues i botës akademike, kulturore e shkencore, por kurrsesi nga bota e biznesit të lidhur me politikën që të ketë mundësi edhe të abuzimit për përfitim personal ose biznesor me këtë pozitë. Nëse në rastet për të cilat këto ditë kanë shkruar mediet, ka pasur abuzime me këto pozita, atëherë ka hapësirë të mjaftueshme që të hetohen nga Prokuroria e Shtetit dhe abuzuesit të përballen me ligjin”, vlerësoi Salihu për “Kosova Sot”.

Image
Ismail Hamiti

Qytetari Ismail Hamiti thotë se “kam parë dhe kam dëgjuar nëpër media që këto ditë është shkruar për këto raste, se si Shkëlqim Devolli, pronar i “Devolli Corporation”, kishte importuar në të kaluarën nga ajo pozitë mall prej qindra mijëra euro, në vitin 2014, kur ishte liruar edhe nga tatimi mbi vlerën e shtuar, duke deklaruar se ky import është për përfaqësues diplomatik, duke u thirrur në titullin e tij si Konsull Nderi i Maqedonisë në Pejë. Mendoj që këso lloj abuzimesh nuk duhet lejuar të ndodhin, sepse kështu njerëzit e papërgjegjshëm mund të abuzojnë edhe me miliona. Është thënë dhe shkruar se status si të Shkëlqim Devollit ka pasur edhe i vëllai i tij, Blerim Devolli, kinse si Konsull Nderi i Shqipërisë në Pejë, por edhe Rrahim Pacolli dhe individë të tjerë që kanë lidhje të ngushta me politikën e biznesin.

Mendoj që duhet të ashpërsohen kritere ligjore, rregullat e përfaqësimit të jashtëm të Kosovës, por edhe përfaqësimin nga jashtë brenda Kosovës, sepse shteti duhet të mbrohet nga mënyrat e tilla të abuzimit dhe keqpërdorimit të këtyre pozitave”, potencoi Hamiti.

Sipas tij, këto raste duhet të jenë objekt hetimi, edhe duhet të tregohet më shumë transparente me publikun dhe të publikoj raportet e sakta të pasqyrave se sa importe kanë pasur në Kosovë vëllezërit Devolli me kompanitë e tyre, por edhe konsujt e tjerë të ashtuquajtur konsuj nderi, për të cilët dyshohet se e kanë keqpërdorur titullin Konsull Nderi dhe i kanë shkaktuar shtetit evazion fiskal.

(Kosova Sot)