”Kosova Sot” godet dhe demaskon krimin e organizuar dhe korrupsionin

  • 23 April 2019 - 08:11
”Kosova Sot” godet dhe demaskon krimin e organizuar dhe korrupsionin

Gajtani: Është krenari për botuesit e kësaj gazete që, edhe përkundër sulmeve dhe shkatërrimit nga regjimi serb, vazhduan ta mbajnë këtë gazetë duke e rikthyer tek lexuesi edhe në kohën e pasluftës

 “Unë vazhdoj të jem adhurues dhe lexues i rregullt i shtypit të shkruar ditor, e në mesin e gazetave që dalin, vendin e parë dhe më e preferuara është për mua gazeta "Kosova Sot”. E lexoj këtë gazetë që nga fillimi i botimit në kohën e luftës dhe unë vazhdoj ta konsideroj si një gazetë serioze e prestigjioze që ofron informacione të besueshme dhe prek temat me interes të përgjithshëm shoqëror. Një meritë të veçantë që duhet t’i shërbejë si medalje nderi kësaj gazete, është periudhë e daljes dhe informimit të qytetarëve në kushte lufte. Nuk ishte rastësi data 24 mars e vitit 1999, kur NATO vendosi t'i bombardojë caqet ushtarake serbe për krimet monstruoze që po bënte ndaj shqiptarëve, kurse regjimi serb iu kundërvu nëpër atë situatë të frikës gazetës “Kosova Sot” duke ia shkatërruar shtëpinë ku po jetonte, e dogji dhe shkatërroi shtypshkronjën e gazetës.

Pra, Serbia zgjodhi pikërisht në këtë ditë që ta bënte edhe një krim, pas atij që bënte ditë e natë mbi popullatën, iu vërsul një mediumi që në praktikat e luftërave akoma më të mëdha në përmasa nuk është ditur as nuk është dëgjuar të ndodhë. Megjithatë, gazeta "Kosova Sot " rilindi përsëri dhe nuk u shua. U shua vetëm ëndrra pushtuese e regjimit serb, kurse gazeta “Kosova Sot” po ndjek çdo hap të ri të ndërtimit të shoqërisë së re kosovare, duke qenë besnike në informim dhe shumë kritike në çdo gjë që has deformim apo devijim nga rruga, e cila duhet të jetë në interes të zhvillimit demokratik dhe ekonomik, e sundimit të drejtë të ligjit”,thotë qytetari Safet Llugiqi për gazetën “Kosova Sot”

Image
Salih Gajtani

Salih Gajtani, qytetar

Kontributi i gazetës “Kosova Sot”, si një medium i pavarur që doli në kohën e territ informativ të cilin po e impononte Serbia në Kosovë, para 20 vjetësh, është tepër i madh dhe është e pamundur të matet e të vlerësohet. Është krenari për botuesit e kësaj gazete që edhe përkundër sulmeve dhe shkatërrimit nga ai regjim, vazhduan ta mbajnë këtë gazetë duke rikthyer tek lexuesi edhe në kohën e pasluftës, për të informuar në proceset e reja shtetndërtues. Mirëpo, kur rikujtojmë sulmin kundër gazetës para 20 vjetësh, më 24 mars 1999, duhet të theksojmë se ai sulm nuk ishte gjë tjetër veçse një akt i turpshëm, jo civilizues dhe kriminel që megjithatë mori si “shpërblim” ndëshkimin dhe largimin e përjetshëm të Serbisë fashiste nga Kosova, falë ndihmës së forcave të NATO-së dhe luftës së UÇK-së.

Më kujtohet edhe ajo që kishte ndodhur disa ditë më parë, para sulmit për shkatërrimin e shtypshkronjës, kur më 11 mars 1999, gazeta “Kosova Sot” u dënua nga ish-ministri Aleksandar Vuçiq, për t’u ndaluar pastaj botimi i saj më 18 mars 1999. Krejt kjo masë e sanksioneve deri në shkatërrim, për qëllim kishte ndalimin e plotë të medieve dhe krijimin e territ informativ për të mos raportuar dhe për të mos zbardhur krimet serbe. Unë vazhdoj ta vlerësoj punën që po bënë gazeta “Kosova Sot” edhe pas luftës në funksion të informimit të opinionit të gjerë shqiptar, këtu në Kosovë, por edhe në trojet e tjera etnike shqiptare, tani edhe përmes versionit të gazetës online. Mendoj dhe vlerësoj se, pavarësisht gjendjes së rëndë në Kosovë që nga pas lufta e këtej, gazeta ka ecur dhe mbijetuar për ta thënë të vërtetën, duke qenë më e përkushtuara ndër mediet e shkruara për ta goditur dhe për ta demaskuar krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Nuk iu nënshtrua asnjëherë politikës ditore

Image
Ismail Kajtazi

Ismail Kajtazi, qytetar

Duke ju uruar përvjetorin e gazetës, më lejoni të shpreh mirënjohje dhe respekt për punën dhe kontributin tuaj për ta përçuar të vërtetën e dhimbshme të popullit të Kosovës nëpër etapat dhe proceset e vështira nëpër të cilat kaluam. Për okupatorin serb, media si ju ishin cak i atakut, sepse i frikësonte fjala e lirë, të vërtetat rreth agresionit që Serbia ushtronte mbi qytetarët e Kosovës dhe represaliet, dhunën e terrorin që i gjithë aparati shtetëror i okupatorit ushtronte mbi Kosovën. Por, kjo nuk ka arritur t'ju frikësoj e as t'ju ndaloj në përmbushjen e misionit tuaj për informim të drejtë e të lirë. Lufta në Kosove kishte nevojë për disa fronte, në mënyrë që të ngadhënjente kundër një okupatori të egër siç ishte Serbia.

Njëri nga frontet ishte pa dyshim plasimi i informatave për atë se çfarë po ndodhte. Në këtë mision u dëshmua dhe sprovua me të gjitha kapacitet që pati në dispozicion edhe gazeta “Kosova Sot”. Kjo jo vetëm për të informuar qytetarët tanë, por ajo u bë dritare prej nga shihnin dhe merrnin informacione shtesë edhe mediet botërore, dhe kështu e vërteta për Kosovën bëhej gjithnjë e më e fuqishme dhe e besueshme gjithandej botës demokratike e të civilizuar.

Gjithsesi, unë dua ta vlerësoj dhe të përgëzoj këtë gazetë për frymën kritike dhe të drejtën që mban edhe tani në këto ditë kur feston 20-vjetorin e sulmit nga serbët dhe 21- vjetorin e fillimit të daljes, duke mos iu nënshtruar politikës ditore dhe duke mos e amnistuar në asnjë rast krimin dhe korrupsionin, fenomenet më të dëmshme në këtë shoqëri të re që po e vrasin të ardhmen e qytetarëve të këtij vendi. Prandaj, ju përgëzoj edhe në këtë përvjetor për guximin dhe për përkushtimin që të jeni në linjë të drejtë dhe zëdhënës të problemeve të përditshme të qytetarëve.

Shumë kritike ndaj devijimeve në shoqërinë kosovare

 

Image
Safet Llugiqi

, qytetar

Edhe pse tani në periudhën e pasluftës, mediet e shkruara kanë një konkurrencë të fuqishme nga ato elektroniket, unë vazhdoj të jem adhurues dhe lexues i rregullt i shtypit të shkruar ditor, e në mesin e gazetave që dalin, vendin e parë dhe më e preferuara është për mua gazeta "Kosova Sot”. E lexoj këtë gazetë që nga fillimi i botimit në kohën e luftës dhe unë vazhdoj ta konsideroj si një gazetë serioze e prestigjioze që ofron informacione të besueshme dhe prekte temat me interes të përgjithshëm shoqëror.

Një meritë të veçantë që duhet t’i shërbejë si medalje nderi kësaj gazete, është periudhë e daljes dhe informimit të qytetarëve në kushte lufte. Asokohe kjo gazetë pati luajtur një rol tepër të rëndësishëm në krijimin e besimit të qytetarëve për luftën e drejtë që po zhvillohej nga djemtë dhe bijat tona në fronte kundër regjimit serb, dhe njëherësh ka luajtur rol të rëndësishëm në krijimin e opinionit të drejtë edhe tek faktori ndërkombëtar, për mbështetjen e luftës tonë dhe disponimin armiqësor kundër pushtuesit. Si pasojë e kësaj politike redaksionale në informim, pushteti okupues serb zgjodhi hakmarrjen si mjetin tij të vetëm për ta pamundësuar funksionimin dhe informimin e kësaj gazete, prandaj zgjodhi atë momentin më kritik, pikërisht kur SHBA-ja dhe aleatët e bashkuar të NATO-s vendosën ta bombardojnë Serbinë, regjimi serb iu vërsul gazetës.

Nuk ishte rastësi data 24 mars e vitit 1999 kur NATO vendosi t'i bombardojë caqet ushtarake serbe për krimet monstruoze që po bënte ndaj shqiptarëve, kurse regjimi serb iu kundërvu nëpër atë situatë të frikës gazetës “Kosova Sot” duke ia shkatërruar shtëpinë ku po jetonte, e dogji dhe shkatërroi shtypshkronjën e gazetës. Pra, Serbia zgjodhi pikërisht në këtë ditë që ta bënte edhe një krim, pas atij që bënte ditë e natë mbi popullatën, iu vërsul një mediumi që në praktikat e luftërave akoma më të mëdha në përmasa nuk është ditur as nuk është dëgjuar të ndodhë. Megjithatë, gazeta "Kosova Sot " rilindi përsëri dhe nuk u shua.

U shua vetëm ëndrra pushtuese e regjimit serb, kurse gazeta “Kosova Sot” po ndjek çdo hap të ri të ndërtimit të shoqërisë së re kosovare, duke qenë besnike në informim dhe shumë kritike në çdo gjë që has deformim apo devijim nga rruga e cila duhet të jetë në interes të zhvillimit demokratik dhe ekonomik, e sundimit të drejtë të ligjit.

Image
Pandora

Pandora, këngëtare

Me shumë respekt, sot dua të bëj një urim për një gazetë të rrallë, e cila tanimë dhe me portalin kosova-sot.info, sadopak dhe pa asnjë shpërblim ( pagesë etj..), e ka mbështetur aktivitetin tim. Kjo është gazeta “KOSOVA SOT”, e cila asnjëherë nuk u dorëzua, e unë i uroj që të mbërrijë edhe shumë e shumë vjetorë të tjerë bashkë me gjithë stafin e saj, shumë suksese dhe punë të mbarë.

 

 

Image
Flora Gashi

Flora Gashi, këngëtare

Puna shumëvjeçare e gazetës “Kosova Sot”, padyshim që ka qenë shumë e rëndësishme në bërjen dhe zhvillimin e shtetit të Kosovës, të artit, kulturës,sportit. Andaj, nga zemra uroj që gazeta juaj të ketë suksese të pandalshme, ngase roli i gazetës tuaj në zhvillimin e gazetarisë së Kosovës mendoj se ka vend të veçantë.

 

 

 

 

(Kosova Sot)