Qytetarët nuk presin së shpejti liberalizim vizash për Kosovën

  • 23 April 2019 - 09:44
Qytetarët nuk presin së shpejti liberalizim vizash për Kosovën

Të anketuarit më nuk u besojnë liderëve tanë për liberalizim të vizave sepse kanë mashtruar disa herë

Përparim Krasniqi është pesimist që mund të ketë së shpejti liberalizim vizash për Kosovën. Ai thotë se po pret një vizë që të vie dhe do të shkojë sa më parë nga këtu.

Bashkim Xhabali beson se do të ndodhin vizat pasi faji është i ndërkombëtarëve që po e vonojnë këtë proces.

Ardi Topko thotë se nuk ia merr mendja se shpejt në Kosovë do të ketë liberalizim për Kosovën. Ai shton se premtimet shkuan huq për datat e paralajmëruara.

Alban Daka shprehet se për Kosovën kurrë s’do të ketë liberalizim vizash. “Gënjeshtra janë ato që po i thonë tani edhe liderët tanë”.

(Kosova Sot)