Frikë nga vjedhjet e Ramës, Banka Botërore panalizon Shqipërinë. Maqedonia e Serbia, pjesën e “luanit”

  • 23 April 2019 - 10:26
Frikë nga vjedhjet e Ramës, Banka Botërore panalizon Shqipërinë. Maqedonia e Serbia, pjesën e “luanit”

“Bëmat” kryeministrit Rama, e ministrave dhe e drejtuesve të tij në këto 6 vite të qeverisjes së majtë tashmë i kanë kaluar kufijtë e Shqipërisë. Aq shumë është përhapur lajmi se qeveria shqiptare dhe oligarkët klientë të saj përvetësojnë paratë e punëve publike, sa dhe organizmat financiarë ndërkombëtarë kanë nisur të devijojnë fondet drejt vendeve fqinje. Bordi i drejtorëve të Bankës Botërore miratoi fazën e parë të projektit, vlera e të cilit shkon në 90 milion dollarë të cilët do t’u jepen tre vendeve të Ballkanit, Serbisë-40 milion dollarë, Maqedonisë së Veriut-30 milion dollarë dhe Shqipërisë vetëm 20 milion dollarë.

Organizmat financiarë ndërkombëtarë janë të trembur nga përmasat e korrupsionit që qeveria shqiptare ka instaluar në Shqipëri.

“Bëmat” kryeministrit Edi Rama, e ministrave dhe e drejtuesve të tij në këto gjashtë vite të qeverisjes së majtë, tashmë i kanë kaluar kufijtë e Shqipërisë.

Aq shumë është përhapur lajmi se qeveria shqiptare dhe oligarkët klientë të saj përvetësojnë paratë e punëve publike, qofshin këto investime vendase apo të huaja, se dhe organizmat financiarë ndërkombëtarë kanë nisur të devijojnë fondet drejt vendeve fqinje.

Rasti më i fondit është ai i Bankës Botërore, e cila ka ofruar 140 milion dollarë në mbështetje të një projekti për “Lehtësimin e Tregtisë dhe Transportit në Ballkanin Perëndimor” i cili synon ta zvogëlojë, si kohën, ashtu edhe koston, e tregtisë në të gjithë rajonin.

Bordi i drejtorëve të saj miratoi fazën e parë të projektit, vlera e të cilit shkon në 90 milion dollarë të cilët do t’u jepen tre vendeve të Ballkanit, Serbisë-40 milion dollarë, Maqedonisë së Veriut-30 milion dollarë dhe Shqipërisë vetëm 20 milion dollarë.

Projekti, sipas një deklarate të lëshuar nga BB, do financojë projektimin, përgatitjen e zbatimin e nismave për rritjen e transparencës e integritetit, uljen e kostove të transaksioneve, përmirësimin e bashkërendimit ndërinstitucional dhe shkurtimin e kohës së nevojshme për të bërë tregti ndërkufitare.

Faktin që Shqipëria është vërtetë në emergjencë dhe duhen financime në këtë sektor, pasi 87 për qind e kompanive shqiptare shesin vetëm në tregun vendas, 10 për qind eksportojnë në BE dhe vetëm 3 për qind shesin në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, e tregon vetë Banka Botërore.

Por ama kur vjen puna për të hedhur para dhe financuar këtë projekt shumë të rëndësishëm, Banka Botërore ngurron të financojnë Shqipërinë në përmasat që e kërkon nevoja, ndërsa Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut e “mbyt” në dollarë.

Anashkalimi i Shqipërisë vjen për shkak të frikës që Banka Botërore ka për të hedhur para në një vend ku qeveritarët vjedhin çfarë u zë dora, dhe për më tepër mashtrojnë me shifrat dhe pasqyrat financiare jo vetëm organizmat financarë partnerë, por dhe vetë BE-në.

Për këtë arësye me këtë projekt më të fundit Banka Botërore i ka dhënë pjesën e “luanit” Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, ndërkohë që Shqipëria është financuar sa për të thënë, megjithëse sipas vetë BB nevoja për këtë investim është ulëritëse.

(Kosova Sot)