Djali që humbi dje tre anëtarët e familjes në Dardani flet pas tragjedisë

  • 23 April 2019 - 10:42
Djali që humbi dje tre anëtarët e familjes në Dardani flet pas tragjedisë

Hendbollisti, Kreshnik Krasniqi ka shkruar për ngjarjen tragjike që ndodhi dje në Dardani ku mbetën të vdekur tre persona.

Përmes Facebook-ut, Krasniqi ka shkruar se dje tragjikisht kanë ndërruar jetë tre anëtarë të familjes së tij të ngushtë.

Tutje, ai ka shtuar se ende nuk kanë vendosur për kohën kur do të bëhet varrimi.

Gazeta "Kosova Sot"  dje gjatë ditës ka raportuar për vrasjen e dyfishtë dhe vetëvrasjen duke sjellë edhe detaje për rastin.

Shkrimi i plotë:

Në emër të familjes Krasniqi ju njoftoj se me datën 22.04.19. Tragjikisht ndërruan jetë tre anëtar të familjës së ngushtë.
Për datën , kohën e varrimin ju njoftojmë me kohë.

(Kosova Sot)