Plagoset me armë zjarri një person në Prishtinë

  • 23 April 2019 - 10:45
Plagoset me armë zjarri një person në Prishtinë

Në orët e vona të së hënës  ka pasur të shtëna me armë në Prishtinë. Si pasojë e gjuajtjeve me armë ka mbetur i plagosur një person.

Siç ka raportuar Policia e Kosovës, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:20. Ndërkaq bëhet e ditur se para të shtënave, ka pasur një zënkë në mes të disa personave.

“Raportohet se viktima mashkull K-Shqiptar derisa kishte ndërhyrë në rrahje të disa personave, është plagosur me armë në këmbë. Viktima është dërguar në QKUK dhe i njëjti është jashtë rrezikut për jetë. Nuk raportohet për të arrestuar”, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin ditor.

Rasti është proceduar për ‘lëndim i rëndë trupor’.

(Kosova Sot)