Berisha nxjerr detaje nga arrestimet: Njërin e morën në gjumë. Nuk lejohen avokatët, sepse del në shesh…

  • 23 April 2019 - 11:03
Berisha nxjerr detaje nga arrestimet: Njërin e morën në gjumë. Nuk lejohen avokatët, sepse del në shesh…

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon policine, se me arrestimet e fundit, lidhur me grabitjen ne Rinas, po tentohet te maskohet e verteta e vjedhjes shteterore te milionave. 

Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, referuar mesazhit te qytetarit dixhital, Berisha shkruan se nje nga te arrestuarit e moren ne gjume dhe nuk ka fare lidhje me ngjarjen.

Nderkohe qe te arrestuarve sipas tij nuk u lejohen avokatet, pasi, nese pranohen, del ne shesh e verteta e vjedhjes shteterore.

Postimi i Berishës:

Arrestime farse nga narkopolicia ne kuadrin e operacioni kallp “Fredi Alizoti”!

Miq, denoncohet me fakte farsa e turpshme e arrestimeve te njerezve te pafajshem me urdher te Edvinit dhe Vasal Kimikut te tij, ne kuadrin e operacionit “Fredi Alizoti” te grabitjes shteterore te shekullit ne Rinas.

Te arrestuarve, pa asnje lidhje me ngjarjen, nuk ju lejohen avoketer sepse del ne shesh arrestimi farse per te maskuar grabitjen shteterore te 10 million eurove ne Rinas.

Lexoni mesazhin e qytetarit:

Pershendetje i nderuar!Po ju shkruaj pasi nuk kam ku mund t ju kontaktoj.E di qe do te merren gjere e gjate me arrestimet e sotme te 4 personave si te dyahuar per grabitjen e Rinasit.Ju garantoj qe politika po nderhyn per te gjetur koka turku.Nuk lejohen avokatet te sqarohen ne lidhje me akuzat.Per nje nga te akuzuarit,Oltian Veseli nuk kane asnje prove pas bastisjes se baneses dhe marrjes ne gjume te tij ne gjume pas rrethimit nga forcat e fnsh sikur te ishte kriminel.Dhe e dini me te bukuren:te gjithe mediat shkruajne se akuza eshte i aferm me Dashamir Kupen te arrestuarin e 2 viteve me pare.E para nuk e ka te aferm sepse e njoh mjaft mire,e dyta me sa njerez te paligjshem ne jeten tone kemi te bejme,te rrime?Te paret me politikanet te cilet jane kriminelet me te medhenj.Ky i akuzuar nuk ka qene kurre i tille dhe po e perfshijne vetem pse vellai i tij ka nje biznes ne bashkepronesi me te.Ju lutem kujdesin tuaj ne cilesimin e rastit ne fjale.Ps anonim

(Kosova Sot)