Akuza të rënda ndaj Shpend Ahmetit: Mashtrues, demagog dhe i pafytyrë...

  • 23 April 2019 - 12:10
Akuza të rënda ndaj Shpend Ahmetit: Mashtrues, demagog dhe i pafytyrë...

Kohë më parë, Ramush Haradinaj kishte qenë pranë rrëzimit nga pushteti. Por atë e shpëtoi Shpend Ahmeti me votat e partisë së tij. Partia Socialdemokrate paraqiti 'pesë kushte' për Qeverinë Haradinaj që ia vazhdoi jetëgjatësinë duke bërë pazare me qeverinë dhe koalicionin PAN.

E njëra nder to ishte miratimi i Ligjit për Qeverinë në mënyrë që të mos ketë më shumë dy Zëvendësministra për ministri. Por një ligj i tillë deri më tani nuk është miratuar. 

E sipas analistëve politikë, ky është një mashtrim i radhës nga Shpend Ahmeti dhe partia e tij të cilët janë shndërruar në vegla të Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt.

Sipas tyre, kjo dëshmon qartë se edhe 'kushtet' tjera ishin vetëm një skenar apo më mirë thënë PAZAR, pasi PSD u bë pjesë e pushtetit dhe po e përdor shantazhin ndaj Haradinajt për përfitime personale dhe rehatimin e militanteve te saj. 

Image
Faik Krasniqi

Analisti politik, Faik Krasniqi thotë se asnjë nga kushtet e PSD-së nuk është plotësuar deri më tani.

“"Pesë kushtet" e PSD-së për Qeverinë Haradinaj, kanë qenë vetëm një farse e kësaj partie karshi qytetarëve të Kosovës. Përveç shkarkimit të Rikallos asnjë nga kushtet tjera nuk janë plotësuar. Rikallo edhe ashtu do te ishte shkarkuar, sepse presion qytetar ishte shumë i madh për shkarkimin e tij”, thotë ai për “Kosova Sot”.

Më tej, Krasniqi hedh akuza të rënda ndaj Shpend Ahmetit, duke e quajtur të demagog dhe i pafytyrë.

“Shpend Ahmeti na ka dëshmuar që për karrierën e tij politike dhe interesat personale, është në gjendje të bëj çmos. Demagog dhe i pafytyrë. Çfarë mund të pritet nga një kontrabadues i votave. Është kryetar i kryeqytetit dhe pranon të bëhet udhëheqës i dialogut cirk Kosovë-Serbi, kurse kryeqyteti është i zhytur në kaos. Mashtrues i madh, që shkallet e karrierës së tij i shfrytëzoi përmes "shkrirjes" së partisë së tij FER në lëvizjen Vetëvendosje. Jo vetëm kaq por bashkëjetesën e tij me pushtetin po e shfrytëzon për rehatimin e militantëve të partisë së tij. Vegël e Hashim Thaçit dhe Qeverise. Edhe ky një student i te ashtuquajturës "shkollë amerikane" në Bullgari!”, përfundon për gazetën “Kosova Sot”, analisti politik, Faik Krasniqi.

(Kosova Sot)