Beogradi dorëzohet përballë Merkel, ky është plani i BE-së për Kosovën

  • 23 April 2019 - 12:18
Beogradi dorëzohet përballë Merkel, ky është plani i BE-së për Kosovën

Takimi i Berlinit me 29 prill të këtij viti, do të jetë një nga zhvillimet me të rëndësishme sa i përket dialogut Kosovë-Serbi.

Derisa mediat e mëdha botërore shkruajnë se aty do të varroset ideja e korrigjimit të kufijve, mediat serbe thonë që në kryeqytetin gjerman do të arrihet një pajtim që dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit të vazhdojë në tetor, pasi të jetë rehatuar administrata e re e Bashkimit Evropian.

Sa u përket raportimeve për mospajtime ndërmjet BE-së dhe në anën tjetër Francës dhe Gjermanisë, gazeta pretendon se një gjë e tillë nuk qëndron, dhe se sa i përket finales ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, tashmë të tri palët kanë synime të njëjta.

Sa i përket idesë së korrigjimit të kufijve, ‘Novosti’ thotë se ajo tashmë nuk është aktuale, por vetëm diskutohet në mënyrë të pjesshme.

“Kancelarja gjermane Angela Merkel e kundërshton ridizajnimin e kufijve në linja etnike. Por mund të ketë korrigjim të kufijve kur vije fjala për pjesë të pabanuara, një gjë e tillë mund të konsiderohet”, ka thënë ky burim për ‘Novosti’.

Megjithatë presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic ka kujtuar vazhdimisht se nuk do të kthehen në dialog, derisa Kosova nuk e heq vendimin për taksë ndaj produkteve me orgjinë nga Serbia.

Ndërkohë në drejtim të Federica Mogherinit dhe mbështetjes që ajo i ka dhënë idesë për korrigjim të kufijve, janë dërguar kritika të shumta nga deputetët e Bundestagut gjerman.

Bashkë partiaku i Merkelit, Johan Wahdeful, akt hënë se një ide e tillë është e rrezikshme dhe se nuk ka asnjë garanci që ajo nuk do të prodhojë efekt zingjir edhe në vendet tjera të rajonit.

Takimin e Berlinit po mundohet që ta zhvleftësojë tej mase, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke thënë se atje nuk do të ndodh asgjë e jashtëzakonshme.

Kjo pasi që në Berlin ‘Der Standard’ thotë që do të varroset ideja e tij dhe Vuçiqit për korrigjim të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Thaçi thotë që pa përfshirjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nuk do të mund të arrihet sa i përket dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në anën tjetër homologu i tij serb, Aleksander Vuçiq, do të shkojë të këshillohet në Kinë, me Vladimir Putinin, para se të udhëtojë me 29 prill për në Berlin. 

Image

(Kosova Sot)