Kjo është mrekulli, gruaja saudite zgjohet nga koma pas 27 vjetësh

  • 23 April 2019 - 13:18
Kjo është mrekulli, gruaja saudite zgjohet nga koma pas 27 vjetësh

Një gruaje nga Emiratet e Bashkuara Arabe i është kthyer vetëdija pasi i ka kaluar 27 vite në gjendje kome, pasi kishte dëgjuar djalin e saj teksa bërtiste në dhomën ku ajo po trajtohej, raporton Daily Mail.

Munira Abdulla e cila ishte 32 vjeçare, pësoi një traumë në tru, që pasoi me lëndimin e trurit, pasi që makina që ajo po voziste u godit nga një autobus në Al Ain, në vitin 1991.

Por vitin e kaluar, pasi iu mundësua rehabilitim në Gjermani, ajo filloi që të bëj zëra ndërkohë që provonte ta thërrasë të birin e saj Omarin, pasi që e dëgjoi atë teksa bërtiste në dhomën e spitalit.

Ditë më vonë ajo e tha emrin e tij për herë të parë pas disa dekadash, dhe tani ajo është në gjendje që të recitojë lutje dhe të bëjë biseda me të dashurit e saj.

Omar tregoi mrekullinë e shërimit të saj në një intervistë për agjencinë e lajmeve The National, duke e përshkruar se si ai po “fluturonte nga gëzimi” kur ajo filloi të fliste përsëri.

Ai e përshkroi se si ndodhi aksidenti kur ai ishte vetëm katër vjeçar dhe duhej që të kthehej në shtëpi nga kopshti i fëmijëve.

Kunati i zonjës Abdulla, e shoqëroi atë në shkollë për ta marrë Omarin. Ata ishin ulur në pjesën e pasme të makinës, kur edhe papritur u goditën nga një autobus. Në atë moment, nëna e gjuajti veten përmbi djalin e saj në mënyrë që ta mbronte atë. Në atë moment ajo morri lëndime në kokë, por djali shpëtoi.

Omar e përshkroi se si nëna e tij nuk u trajtua pasi që familja nuk ishin në gjendje të thërrisnin për ndihmë, për shkak se ata nuk kishin mjaftueshëm para për trajtimin e saj.

Në vitin 2017, Sheiku Mohamed Bin Zayed, Princi i Arabisë Saudite, kur dëgjoi rastin, dhe e kupto se familja nuk ka të ardhura për trajtim të saj, i dha një donacion nga qeveria, në mënyrë që ta dërgonin në Gjermani për shërim.

Pasi mbërriti në Gjermani, ajo iu nënshtrua operacionit për riparimin e muskujve dhe ju dhanë barëra adekuate.

Pas operimit, ajo filloi që të lëshojë zëra të çuditshëm, e pas tre dite filloi që ta thërriste djalin e saj në emër.

“Ishte ajo; po ma thërriste emrin tim; fluturova nga gëzimi; me vite e kisha ëndërruar këtë moment, dhe emri im është e para fjalë që ajo e tha” u shpreh i biri i saj, Omari.

Tani ajo është në gjendje të mirë, bisedon me të tjerët, madje edhe reciton lutje. Gjithsesi në raportin mjekësorë, ajo ende ka nevojë për trajtime fizike në mënyrë që t’i trajtojë muskujt e saj.

(Kosova Sot)