Thaçi kërkon që të dëshmojë për ‘gylenistët’ me 26 prill

  • 23 prill 2019 - 13:37
Thaçi kërkon që të dëshmojë për ‘gylenistët’ me 26 prill

Kryetari i Komisionit Hetimor për rastin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq, Xhelal Sveçla, ka treguar se kanë pranuar një letër nga presidenca, sipas të cilës ,Hashim Thaçi, s’do të mund t’i përgjigjet ftesës për intervistim.

Ai ka thënë se në këtë letër të presidencës është kërkuar që një gjë e tillë të shtyhet për 26 prill.

Anëtari i komisionit nga AAK, Muharrem Nitaj ka thënë se komisioni nuk ka arritur ta përpilojë një raport brenda afatit kohor dhe kanë kërkuar 1 muaj shtesë.

Ai ka thënë nëse presidenti ka shprehur interesim të raportojë lidhur me këtë rast komisioni nuk duhet ta pengojë.

Edhe Driton Selmanaj i LDK-së ka thënë se presidentit duhet t’i jepet mundësia që të flasë për rastin e “gylenistëve”.

Deputeti tjetër Anton Quni ka thënë se është mirë që presidenti ka shprehur dëshirë për bashkëpunim.

“Shpresojmë se do të kuptojmë nga presidenti pse AKI ka ndërmarrë ketë operacion, a ka qenë vendimi i saj apo dikujt tjetër”, ka thënë ai.

(Kosova Sot)