Haradinaj: Mirë që u tejkalua tema e kufijve, nuk guxon të mbahet gjallë

  • 23 April 2019 - 13:54
Haradinaj: Mirë që u tejkalua tema e kufijve, nuk guxon të mbahet gjallë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se në Berlin me 29 prill do të udhëtojë me qëndrime të palëkundura sa i përket dialogut me Serbinë dhe korrigjimit të kufijve.

Ai thotë se është e rëndësishme që Kosova është pjesë e procesit të Berlinit, bashkë me pesë vendet tjera të Ballkanit.

“Me rëndësi që Kosova është pjesë e pakos së gjashtë vendeve të Ballkanit në Procesin e Berlinit. Pasi që kjo nuk lejon që njëra nga ne të ngecë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se në Berlin do të udhëtojë me qëndrimet e njëjta që i ka potencuar vazhdimisht.

“Takimi është thirrë nga Merkel e Makron. Aty janë delegacionet dhe institucionet e BE-se. Ne nuk e caktojmë se kush merr pjesë. Qëndrime te mia dhe të Kosovës, janë ato, nuk kanë ndryshuyar”, ka thënë Haradinaj në një konferencë për media

Kreu i Qeverisë ka potencuar se diskutimet për kufijë kanë qenë gabim dhe thotë që është mirë që ajo temë u tejkalua.

“Diskutimet për territor kanë qenë gabim. Është mirë që është tejkalu ajo, dhe nuk guxojm ta mbajmë gjallë si temë”, ka thënë ai.

Sa u përket raporteve me Mogerhinin, Haradinaj thotë se nuk e ka problem atë si emër, por temat që ajo ka lejuar të diskutohen në tavolinë.

“Ne nuk kemi qenë kundër që më udhëheq Mogherini, por kemi qenë kundër që me deviju dialogu. Pra është dashur të diskutohet për njohje, por ka devijuar dialogu në territore. Ajo tashmë po e kryn mandatin, por problemi nuk ka qenë me të por me materie”, është shprehur ai.

(Kosova Sot)