Alarmon profesori: Ja kush e ka kapur shtetin e Kosovës

  • 23 April 2019 - 13:54
Alarmon profesori: Ja kush e ka kapur shtetin e Kosovës

Analistët politikë dhe qytetarët po e shohin me shqetësim gjendjen e krijuar në Kosova nga krimi e korrupsioni, që po vjen si rrjedhojë e veprimit të nëntokës kriminale, e cila e ka shndërruar Kosovën në shtet të korrupsionit e të krimit të organizuar, ku po gjen të gjitha mënyrat për të zhvatur e vjedhur buxhetin, për të marrë monopole kriminale, por duke marrë edhe tituj "konsuj nderi" tek shtetet fqinje, e të cilët tituj dyshohet se janë blerë nga oligarkët në Kosovë.

Sipas profesorit Muhamet Kelmendi, është pikërisht edhe kjo formë abuzimi që e bën akoma më të nevojshëm dhe urgjent bërjen e Ligjit të VETTING-ut në Kosovë, ndryshe nuk mund të hetohen dhe pastrohen institucionet nga rrjetet kriminale.

Image
Muhamet Kelmendi

"Nuk ka dilemë se Shkëlqim Devolli, Rrahim Pacolli etj. e kanë blerë titullin në Tiranë, atë të konsullit të nderit. Tituj dhe mirënjohje kanë blerë edhe shumë mafiozë dhe politikanë të tjerë të Kosovës dhe më gjerë. Blerje të këtyre titujve kanë bërë edhe Behgjet Pacolli, Veton Surroi, Hashim Thaçi dhe të tjerë. Madje edhe tituj si qytetarë të nderit deri edhe tituj të doktorit, sikundër bëri Hashim Thaçi me titullin e 'Honoris Kauzës' në Universitetin e Tetovës. Krimi i tillë është i dukshëm. Paraja që po vjen nga krimi po zotëron edhe politikën. Dhe e dëmshmja është se tërësisht është kapur shteti nga krimi mafioze”, ka thënë Kelmendi për “Kosova Sot”. 

“Devollët, ETC, HIB, LESNA etj., e kanë shtetin nën kontroll. Këta të gjithë futin mallra pa kontrollime dhe iket nga obligimet ndaj shtetit, por ata nuk hetohen. Kemi pra kështu një lidhje të fortë midis mafisë ekonomike dhe asaj politike, sikundër dhe policisë kriminale, prokurorisë dhe gjykatave. Nëpër këto vende janë njerëzit e dyshimtë dhe të pasur dhe vetë ky fakt tregon se janë subjekte për hetime për vepra penale, por këtu nuk po bëhet hetimi dhe edhe për një kohë ky hetim nuk do të ndodhë. Ndaj, unë them që urgjentisht duhet VETTING në të tëra këto organe që të fillojë së mbari shteti ligjor", potencoi Kelmendi për "Kosova Sot".