Haziri: Krejt çfarë e karakterizon këtë qeverisje është shpërdorimi enorm i parasë publike

  • 23 April 2019 - 14:13
Haziri: Krejt çfarë e karakterizon këtë qeverisje është shpërdorimi enorm i parasë publike

Analisti Arsim Haziri thotë për gazetën “Kosova Sot” se pikërisht qasja e shpërfillur e qeverisjes ka bërë që vendi të ngulfatet nga kriza ekonomike. “Në rrethana normale, kur një qeverisje do të ekspozohej në këso parametrash, automatikisht do të dorëhiqej. “Qeverisja aktuale është qeverisje me shpenzime astronomike, ajo as në fillesat e formimit të saj nuk e ka pasur prioritet mirëqenien ekonomike ose krijimin e kushteve për qytetarë.

Aq e lartë është kleptokracia, pandërgjegjshmëria duke e bërë vendin tonë referencë për çdo anomali. Krejt çfarë e karakterizon këtë qeverisje është shpërdorimi enorm i parasë publike. Ajo fillon prej ekzekutivit të fryrë e deri te punësimet politike.

Një tejkalim të ndonjë krize të brendshme sociale fatmirësisht e bëjnë edhe mërgimtarët, të cilët me remitancat e tyre e kanë financuar kundërshtimin e politikës fashiste të Milosheviqit, ashtu edhe regjimit të sotëm kosovar”, është shprehur analisti Haziri për gazetën “Kosova Sot”.

(Kosova Sot)