Thyhet Bashkësia Ungjilore në Pejë - Rruga e Paqes

  • 23 April 2019 - 14:33
Thyhet Bashkësia Ungjilore në Pejë - Rruga e Paqes

Në Pejë ka ndodhur një vjedhje ku mes të dielës dhe të hënës persona të panjohur kanë hyrë me forcë në objektin e Bashkësisë Ungjillore në Pejë.

Sipas besimtarëve dhe atyre që e kanë vërejtur se ky objekt ka qenë shënjestër e hajnave, kanë thënë që janë vjedhur një Laptop, Projektor dhe një telefon.

Policia Rajonale e Pejës është duke bërë hetime për t’i gjetur këta hajna. 

Mos të harrojmë që muajve të fundit në Kosovë tani shënjestër e hajnave janë bërë objektet fetare.

(Kosova Sot)